Cilat janë shkaqet dhe kujt i referohet rritja e bilirubinës në gjak?

Pasqyra e gjakut është kontrolli më i mirë i gjendjes së organizmit të njeriut. Një nga përbërësit e gjakut që është esencial për organizmin është bilirubina. Çfarë ndodh kur rritet vlera e bilirubinës?

Bilirubina është produkt nga shpërbërja e eritrociteve. Zakonisht skretohet nëpërmjet tëmthit, por rritja e vlerës së bilirubinit në gjak është shenjë se diçka nuk është në rregull me organizmin.

Gjetjet e tilla mund të jenë tregues i:

  • Probleme me funksionin e mëlçisë
  • Gjumi jo i mjaftueshëm kronik dhe lodhja
  • Sindroma Gilbert
  • Probleme me fshikëzën e tëmthit

SHKAKTARËT

Tek personat e shëndetshëm eritrocitet (qelizat e kuqe të gjakut) qarkullojnë në organizëm për rreth 120 ditë. Bilirubina zakonisht është më e lartë gjatë shkatërrimit të eritrociteve, e cila mund të jetë pasojë e anemisë hemolitike, ndërsa ajo mund të shfaqet me sëmundje të shumta – nga disa të trashëguara në autoimune ose ato që janë si rezultat i transfuzionit ose disa medikamenteve.

Shkak i rritjes së bilirubinës mund të jetë gjithashtu edhe ndonjë sëmundje e mëlçisë – nga të trashëguara deri tek akute dhe kronike të cilat ndikojnë në funksionin e mëlçisë. Bilirubina e lartë, gjithashtu mund të jetë pasojë e gjendjeve të ndryshme të traktit biliar (ciroza biliare, tumore të fshikëzës së tëmthit, gurë në tëmth, tumor në pakreas, cista).

Përderisa vlera e zvogëluar e bilirubinës nuk sjell ndonjë pasojë, rritja ose madje shumë pak mbi kufirin normal tregon funksionin e ndryshuar të mëlçisë dhe duhet të jetë alarm për vizit te mjeku.

Në përgjithësi, gjendja në të cilën bilirubina është rritur në gjakun e njeriut quhet hiperbilirubinemi.

Kjo gjendje mund të jetë e përkohshme, si dhe neonatale, verdhëza fiziologjike (verdhëza e të porsalindurit).

Por, vlera e rritur e bilirubinës në gjak mund të jetë edhe e përhershme, atë e shkaktojnë sëmundjet kronike të mëlçisë, siç është hepatiti alkoolik, hepatiti C, hepatiti autoimun.