Përderisa, mesatarisht një në tetë gra vuan nga kanceri i gjirit, kjo sëmundja do të diagnostikohet tek një nga 870 meshkuj. Megjithëse, kryesisht i prek njerëzit më të vjetër se 60 vjeç, në raste shumë të rralla, prek edhe të rinjtë.
Nëse kanceri zbulohet në kohë, pra në një fazë më të hershme, pacientët kanë shanse të mëdha për shërim. Megjithatë, shumë njerëz e shtyjnë vizitën tek mjeku, edhe nëse vërejnë ndonjë nga simptomat.
SIMPTOMAT
- Gungë në gjoks – zakonisht është e fortë, nuk dhemb dhe nuk lëviz brenda gjoksit
- Thitha të kthyera nga brenda
- Lëng që rrjedh nga thithat, i cili mund të jetë i përzier me gjak
- Dhimbje ose kruajtje rreth thithave, të cilat ndalen
- Lëkura rreth thithave bëhet e fortë, e kuqe dhe e ënjtur
- Shfaqja e plasaritjeve të vogla në sqetulla (gjëndra të ënjtura).
Megjithëse kanceri i gjirit është shumë i rrallë tek meshkujt, nëse vëreni ose dyshoni për ndonjë prej këtyre simptomave, ose në familje keni pasur ndonjë me sëmundjen e kancerit të gjirit (femra dhe meshkuj), është më mirë që menjëherë të kontaktoni me mjekun.