Meshkujt në rast infarkti janë pacientë tipikë që i njohin simptomat dhe zakonisht ndaj tyre reagojnë më mirë se femrat.
Tek meshkujt zakonisht shfaqen dhimbje gjoksi, frymëmarrje e vështirësuar, dhimbje e cila përhapet në bërryl, shpatullën e majtë, nofullë ose djersitje e tepërt. Kjo është pamja tipike klinike e asaj që quhet sulm në zemër. Femrat shpesh nuk kanë pamje të tillë klinike, por zakonisht përshkruajnë ndjenjën e shpimit, dhimbjeve atipike ose pengesa në gjoks.
Kjo është arsyeja pse femrat shpesh kalojnë sulm në zemër dhe i njejti të njihet më tej, i cili njëkohësisht është problemi më i madh tek 30% i njerëzve me sulm në zemër, të cilët fatkeqësisht nuk shkojnë në spital. Nëse nuk i njihni simptomat, është logjike që të mos kërkoni ndihmë mjekësore.
Përgjigja e saktë për pyetjen se përse tek femrat shfaqen simptomat atipike, akoma është ende e panjohur. Infarkti zakonisht prek femrat e moshës së mesme dhe moshës së vjetër, por kjo mund t’u ndodhë edhe femrave të reja, gjë që është një problem edhe më i madh, pasiqë njohja e simptomave është edhe më e vështirë, duke pasur parasysh se askush nuk mendon se mund të përjetoj sulmin në zemër.
Pasojat e tilla të mosnjohjes së simptomave dhe vonesat në spital, mirëpo nëse personi nuk shkon në institucioni shëndetësor brenda 12 orëve të para që nga momenti i fillimit të problemeve, mundësia e trajtimit është e kufizuar.