Nga secili prind “mbledhim” nga dy kopje të secilit gjen, ndërsa mutacioni i disa gjeneve është shkaktar kryesor për sëmundjet e trashëguara. I pari në listë është kolesteroli i lartë, për të cilin ne plotësisht mund ta fajësojmë familjen, pohon gjenetisti amerikan Shivani Nazareth.
“Një në 500 njerëz ka mutacion gjenetik i cili është shkaku i hiperkolesterolemisë
familjare – sëmundje e trashëguar e zemrës, e cila mund të shkaktojë sulm të parakohshëm të trurit ose zemrës”, tha Nazareth, dhe shton se pacientët me hiperkolesterolemi nuk mund ta rregullojnë kolesterolin, për shkak të së cilës grumbullohet në vena. Në këtë rast, kolesteroli nuk mund të rregullohet as nga dietat rigoroze ose nga aktivitetet fizike, sepse këtu gjenet kanë bërë punën e tyre, thekson Nazareth.
Nëse për kolesterolin fajtorë mund të jenë të dy prindërit, kancerin e gjirit e trashëgojmë nga babai. Gjegjësisht, secili person ka lindur me gjenet BRCA 1 dhe BRCA 2, gjene që nuk shkaktojnë probleme shëndetësore deri sa nuk ndryshojnë. Por femrat që kanë trashëguar mutacion nga një ose të dy gjenet BRCA nga babai i tyre kanë një rrezik më të lartë për zhvilluar kancerit të gjirit. Dr. Nazareth sqaron se këto gjene nuk janë të rrezikshme për shëndetin e meshkujve, sepse ato rrallëherë vuajnë nga kanceri i gjirit, gjë që nuk mund të thuhet për gratë.
Nëse për rënien e flokëve e fajësoni gjininë mashkullore të familjes – gaboheni. Gjenet që luajnë rol kyç në rënien e flokëve gjenden në kromozomin X, të cilin meshkujt gjithmonë e trashëgojnë nga nëna, ndërsa femrat të njëjtin gjen e trashëgojnë nga të dy prindërit.
Për diabetin e tipit 2, zakonisht fajtor është jeta e parregullt, por hulumtimet kanë treguar se rreth pesë për qind e të rinjve me jetë të rregullt kanë shenja të kësaj sëmundjeje, megjithëse nuk janë të trashë dhe ushtrojnë rregullisht. Edhe këtu problem është mutacioni gjenetik, dhe bëhet fjalë për një formë të diabetit që shkencëtarët e quajtën MODY. Njohja e hershme e pacientëve me MODY (diabeti i rritur tek të rrinjtë) është shumë i rëndësishëm, pasiqë ata kanë nevojë për terapi ndryshe e cila mund të kontrollojë sëmundjen për vite me rradhë pa u shfaqur komplikime, thotë Dr. Nazareth.
Edhe dhimbjet e kokës janë të trashëguara. Prirja ndaj kokëdhimbjeve të gjata dhe të rënda, të shoqëruara me nauze është e trashëguar në 70 deri në 80% të rasteve. Shkencëtarët kanë zbuluar se si gjeni TRESC shkakton shfaqjen e migrenës, ndërsa kjo shpesh trashëgohet edhe nga të dy prindërit.
Sëmundjet e zemrës i marrim nga nëna. Nëse nëna juaj ka pasur probleme me zemrën, ju keni 20% shanse më të mëdha për ta trashëguar atë.
Nuk jemi të kursuer as edhe nga sëmundjet mendore. Rreth 10% ka të ngjarë që të trashëgoni prirjen ndaj depresionit. Profesionistët shpjegojnë se depresioni është vetëm njëra nga sëmundjet psikologjike që mund të trashëgohet, së bashku me çrregullimet bipolare dhe skizofrenia.