Cilat simptoma nuk duhet ti injoroni kur një fëmijë ka dhimbje barku 

Dhimbjet e barkut mund të tregojnë një sërë sëmundjesh të ndryshme, shumica e të cilave nuk janë shkak për shqetësim, por mund të sinjalizojnë sëmundje të tjera, si kapsllëku ose diarre

Një nga ankesat më të shpeshta që prindërit dëgjojnë nga fëmijët e tyre është për atë, se i dhemb barku. Dhimbja e barkut mund të tregojë një sërë sëmundjesh të ndryshme, shumica e të cilave nuk janë shkak për shqetësim. Ata gjithashtu mund të sinjalizojnë sëmundje të tjera, si kapsllëku ose diarre, të cilat, megjithëse nuk janë asnjëherë argëtuese për fëmijët apo prindërit, konsiderohen si pjesë normale e rritjes.

Por infermierja pediatrike Sofi Nikolson paralajmëron se ka raste të caktuara kur duhet të kërkoni kujdes urgjent, duke shpjeguar se dhimbjet e stomakut ndonjëherë mund të tregojnë diçka më serioze.

Ajo pohon se nëse përveç dhimbjes së barkut, tek fëmija shfaqen edhe simptomat e mëposhtme, është e nevojshme që menjëherë të kërkohet ndihmë nga mjeku. Këto simptoma përfshijnë si më poshtë:

  • Dhimbje të forta që nuk largohen as me qetësues 
  • Dhimbje që rikthehet shpesh dhe rregullisht 
  • Temperatura më e lartë se 38 gradë 
  • Djersitje e shtuar 
  • Të vjella 
  • Gjak në jashtëqitje 
  • Vështirësi në urinim 
  • Dhimbje në nyje 
  • Skuqje 
  • Lëndim ose traumë e përjetuar kohët e fundit.

Siç shpjegon infermierja, secila nga këto simptoma, e shoqëruar me dhimbje barku, mund të tregojë probleme më serioze shëndetësore si kapsllëku, infeksion si gastroenteriti, ankthi ose stresi, adeniti mezenterik, apendiciti, obstruksioni i zorrëve ose pengimi i zorrëve, vështirësi në frymëmarrje dhe intolerancës ose alergjisë ndaj disa ushqimeve.