Gjërat që janë natyralë nuk janë domosdoshmërisht të sigurta”, thotë Dr. Dejvid Seres. Ai shpjegon se disa substanca, kur vihen në formë suplementi, janë shumë më të përqendruara sesa në formën e tyre natyrale kur kanë një efekt të mirë në organizëm.
Në vijim keni disa suplemente që nuk duhet t’i përzieni me medikamente të tjera.
Vaji i peshkut
Ndërveprimet me medikamentet: Marrja e vajit të peshkut dhe ilaçeve për presionin e gjakut mund të shkaktojë presion shumë të ulët të gjakut. Gjithashtu duhet të keni kujdes kur konsumoni vaj peshku dhe medikamente që mund të intensifikojnë gjakderdhjen, si ibuprofeni dhe acidi acetilsalicilik.
Ndërveprimet me suplemente të tjera: Marrja e vajit të peshkut me barishte që ngadalësojnë koagulimin e gjakut mund të çojë në gjakderdhje.
Kalciumi
Ndërveprimet me medikamentet: Kalciumi mund të ndërhyjë në veprimin e shumë ilaçeve, përfshirë ato të përshkruara për osteoporozën, të njohura si bisfosfonate. Mund të ndikojë gjithashtu në veprimin e barnave për presionin e gjakut, antibiotikëve nga grupi i tetraciklinave dhe kinoloneve, si dhe levotiroksinës, e cila përdoret për trajtimin e hipotiroidizmit.
Echinacea
Ndërveprimet me medikamentet: Aftësia e Echinaceas për të stimuluar sistemin imunitar mund të ndikojë në efektet e barnave që dobësojnë sistemin imunitar, të tilla si steroidet.
Melatonin
Ndërveprimet me medikamentet: Për shkak se melatonina mund t’ju bëjë të përgjumur, marrja e saj me qetësues si benzodiazepinat dhe disa antidepresantë mund të shkaktojë përgjumje të tepruar. Melatonina gjithashtu mund të shkaktojë mpiksje të ngadalësuar, kështu që kombinimi i saj me antikoagulantë mund të shkaktojë mavijosje dhe gjakderdhje. Shmangni marrjen e melatoninës nëse jeni duke marrë ilaçe për presionin e gjakut, pasi mund të rrisë presionin e gjakut.
Ndërveprimet me suplemente të tjera: Mund të ketë një efekt qetësues dhe mund të përkeqësojë reaksionet negative të melatoninës.
Zinku
Ndërveprimet me medikamentet: Nëse jeni duke marrë antibiotikë kininë ose tetraciklin, zinku mund ta bëjë më të vështirë për trupin tuaj thithjen e këtyre barnave. Për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë, merrni antibiotikët dy orë para zinkut. Është e njëjta gjë me ilaçet penicilamine, të cilat përdoren për trajtimin e artritit reumatoid. Merrni zink dy orë para këtyre barnave për të parandaluar përthithjen e dobët të barnave, shkruan Health.