Megjithëse temperaturat aktualisht nuk janë aq të larta, është mjaft e sigurt se vera do të zgjasë edhe për pak kohë. Askush nuk mund ta ndalojë djersën, pasiqë është një proces i i domosdoshëm për “ftohjen” e organizmit, por ekzistojnë gjëra që ndihmojnë në reduktimin ose normalizimin e këtij procesi.
Nutritionisti Rick Hay zbulon disa nga këshillat më të mira se si të freskohemi kur djersitemi së tepërmi.
Sugjerimi i parë është vitamina B, e cila e redukton stresin që shkakton djersitje të tepërt.
Magnezin përdoreni për të kompensuar elektrolitet e humbura, ndërsa zvogëloni marrjen e alkoolit dhe kafeinës, thekson Hay.
Frutat e tillë si shalqini dhe rrushi përmbajnë shumë lëng, i cili tretet lehtësisht.
Mineralet janë komponent i rëndësishëm i sistemit nervor, por nëse elektrolitet si natriumi dhe kalciumi nuk rimbursohen, nervat e humbin aftësinë për hapjen dhe mbylljen e poreve, prandaj ndoshta do të djersiteni deri në fund të verës.