Cilave ndryshime të fytyrës duhet t’u kushtoni vëmendje?

Nëse vëreni disa nga këto ndryshime në fytyrë, është koha të kërkoni shkakatrët dhe të zgjidhni problemin.

Lëkura mund të tregojë shumë për shëndetin tonë, dhe mund të jetë tregues i pasojave të mënyrës së keqe të jetesës dhe të zbulojë simptoma të organeve të caktuara.

Nëse vëreni disa nga këto ndryshime në fytyrë, është koha që të kërkoni shkaktarët dhe të zgjidhni problemin.


BALLI – FSHIKËZA DHE ZORRA E HOLLË

Ndryshimet: Aknet dhe lëkura e yndyrshme

Shkaktarët: Ushqim shumë i yndyrshëm dhe i rafinuar i cili bën që tretja të ngadalësohet, shumë alkool, sheqer dhe stres.

NDËRMJET VETULLAVE – MËLÇIA

Ndryshimet: Puçrrat, cista dhe lëkura e yndyrshme

Shkaktarët: Aktiviteti intensiv i lukthit për shkak të ushqimit që tretet vështirë, mishi i kuq i tepërt, alergji ndaj disa përbërësve ushqimorë.

SYTË DHE ZONA NËN SYTË – VESHKAT

Ndryshimet: Lëkura e errët, kapilarët, ënjtja

Shkaktarët: Pirja e duhanit, shumë alkool, qarkullimi i dobët, shqetësime të zemrës

HUNDA – ZEMRA

Ndryshimet: Puçrrat, njollat, lëkura e yndyrshme

Shkaktarët: Qëndrimi i gjatë në hapësira të mbyllura, ajri i ndotur, gazrat, fryrja, qarkullimi i dobët, tensioni i lartë i gjakut.

FAQET – MUSHKËRITË DHE VESHKAT

Ndryshimet: Zbehje, puçrrat, njolla…

Shkaktarët: Pirja e duhanit, stresi i tepërt, ushqimi jo cilësor, marrja e tepërt e sheqerit

BUZË DHE MJEKËR – STOMAKU

Ndryshimet: Aknet, njollat e errëta, lëkura e zbehtë

Shkaktarët: Ushqimet e yndyrshme, sasi të tepërta sheqeri, kafeinë dhe alkool, gjumë të pamjaftueshëm, stres.