Cilave pemë dhe perime nuk u largohet lëvorja?

Përveç se do të kurseni kohën, do të ruani edhe më shumë materie ushqyese, gjë që nëse u largohet lëvorja humbasin

A e dini se disa frutave dhe perimeve jo vetëm që nuk duhet, por as që është e nevojshme t’ju largoni lëvoren? Përveç se do të kurseni kohën, do të ruani edhe më shumë materie ushqyese, gjë që nëse u largohet lëvorja humbasin.

PATATET

Është e zakonshme që kur përgatitim pure, sallatë me patate, e madje edhe patate të pjekura, që të jua heqim lëvoren. Por kjo nuk është një ide e mirë, sepse 20% e vlerave ushqyese, siç është vitamina B, gjurmë të mineraleve dhe fibrave, vijnë nga lëvorja. Ajo çka duhet që të bëni është që ti lani patatet mirë.


DOMATET

Lëkura e domates përmban fitonutrientin nasunin, antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon në luftën kundër dëmtimit të qelizave, si pasojë e të cilave vjen deri tek plakja ose sëmundjet.


TRANGUJT  

Megjithëse lëvorja mund të jetë pak e ashpër, lëvorja e trangujve është e mrekullueshme për forcimin e imunitetit, pasiqë përmbajnë antioksidantë dhe fibra, të cilat e parandalojnë kapsllëkun.

KARROTAT

Për aq kohë sa i lani mirë, nuk është e nevojshme që të ju hiqet lëvorja.


MOLLAT 

Shumë njerëz e largojnë lëvoren e mollës, për shkak se e kanë të vështirë që ta përtypin atë, mirëpo lëvorja e mollëve është mjaft e pasur me fibra, të cilat do t’ju ngopin dhe do të ju ndihmojnë në tretjen e ushqimit.

Së fundmi, mbani në mend se kjo gjë vlen për frutat dhe perimet organike.