Psikologu Karll Pikhard në librin e tij shpjegon për prindërimin dhe sqaron se vetëbesimi është një nga gjërat më të rëndësishme që një prind mund të mbjell tek fëmija i tij. Siç shpjegon ai, fëmijët të cilëve u mungon vetëbesimi hezitojnë të provojnë gjëra të reja ose të marrin përsipër ndonjë sfidë, sepse kanë frikë nga dështimi ose zhgënjimi.
Një nga gjërat që bëjnë pothuajse të gjithë prindërit e fëmijëve me vetëbesim është të inkurajojnë kuriozitetin e tyre, raporton Psychology Today.
Siç shpjegon doktor Pikhard, ndonjëherë kurioziteti i një fëmije mund të jetë sfilitës dhe kërkues, por ne si prindër duhet ta inkurajojmë atë sa më shumë që të jetë e mundur.
Fëmijët shpesh bëjnë shumë pyetje për gjëra dhe dukuri të ndryshme, të cilat mund të jenë shumë të dobishme për zhvillimin e tyre. Kjo do të thotë se ata e kuptojnë që ka shumë gjëra për të cilat ata nuk kanë njohuri dhe duan ti zbulojnë. Nxitja e kuriozitetit të fëmijëve rrit besimin e tyre, sepse ata trajnohen dhe mësojnë më mirë dhe më shpejt, pavarësisht nga tema që kanë.
Përktheu dhe përshtati:S.N