Në fakt, është e vërtetë se ekziston “ushqimi për lumturi”. Serotonina është hormoni që gjendet në trurin e njeriut, traktin e tretjes dhe tek trombocitet e njeriut, por edhe tek kafshët. Ka ndikim të rëndësishëm në ndjenjën subjektive të lumturisë dhe mirëqenies, mund të na ndihmojë të heqim qafe ankthin e përkohshëm dhe depresionin, pasiqë shërben si mjet për rregullimin e gjendjes shpirtërore. Përveç kësaj, serotonina ndikon edhe për gjumë të mirë, e rregullon oreksin, seksualitetin, dhimbjet, por madje ndihmon edhe në rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës së trupit.
Serotonina prodhohet në tru nga reaksioni biokimik i triptofanit. Pas kësaj, ka funksion neurotransmetues (transmeton impulset nervore). Niveli i ulët i serotoninës manifestohet përmes gjendjes së përgjithshme të keqe shpirtërore. Pra, nëse duam të ndihemi të lumtur në situata të përditshme dhe të shijojmë gjërat e vogla që vlejnë jetë, prandaj është e nevojshme që të kemi mjaftueshëm serotonin.
Është mirë që në rrugë natyrale mund të rritet niveli i serotoninës në organizëm dhe të merrni më shumë lumtur. Kjo gjë arrihet me produktet që e rrisin prodhimin e serotoninës në tru. E nevojshme është që të dimë se cili është “ushqimi i lumturisë”, si të shmangim ushqimin e pakontrolluar në kohë depresioni, pa rezultate pozitive.
Artikujt e rëndësishëm ushqimor që e rrisin serotoninën – hormonin e lumturisë janë:
- Çokollata e zezë
- Bananet
- Vishnjat
- Proteinat e hirrës
- Vezët
- Hikërror
- Selino
- Kungull
- Fara luledielli
- Vaj liri
- Fruta deti
- Mish viçi
- Mish i gjelit të detit
Përveç këtyre artikujve ushqimor, të dobishme janë edhe të gjitha të tjerat që përmbajnë vitaminë B, pasiqë luajnë rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit dhe prodhimin e të gjithë neurotransmetuesve, përfshirë edhe serotoninën.