Çka nëse fëmijët nuk dëshirojnë të hanë perime?

Sa më herët që të futni perimet në ushqimin e fëmijës, aq më lehtë do të mësohet me shijet e reja, ndërsa ushqimi i shëndetshëm gjithnjë e më shumë do të jetë pjesë përbërëse e menysë, e cila mbetet për gjithë jetën.

Poenta nuk është që të detyroni fëmijën të hajë supën me brokoli derisa është në tryezë, ndërkohë që në njëfarë mënyre mund të ndikoni në ushqyerjen e tij. Është shumë më e rëndësishme që fëmija të fitojë shprehin e konsumimit të perimeve dhe të shijojë shijen e tyre.

Është e vështirë që një fëmijë të mësohet me shijet e reja dhe të panjohura. Ja se si të përballoni këtë situatë:

Para së gjithash, mos bëni dramë sa i përket perimeve dhe mos bëni panik nëse fëmija i refuzon ata. Jini këmbëngulës. Le të jenë perimet çdo ditë në tryezën tuaj.

Përgatitni perimet në mënyrën tuaj të preferuar dhe në një mënyrë që mendoni se do të jenë tërheqëse për fëmijën.

Servoni perimet në mënyrë tërheqëse

Mos harroni diçka shumë të rëndësishme. Ju jeni shembull për fëmijën, pra kur t’ju sheh juve se i hani frutat dhe perimet, do ta ketë shumë më të lehtë që ta pranoj atë.

Përderisa përpiqeni ta mësoni fëmijen me perimet, servoni shumë fruta së bashku me ushqimin. Zakonisht, fëmijët nuk tregojnë refuzim ndaj frutave, gjë që është një mënyrë e sigurt për të futur të gjithë materiet ushqyese në organizëm.

Nëse fëmijët refuzojnë të hanë mollë, portokall, rrush ose banane të freskëta, atëherë përgatituni pije të shijshme frutash. Këtë me siguri nuk do ta refuzojnë.