Bradikardia është nocion mjekësor për numrin e zvogëluar të rrahjeve të zemrës tek një i rritur në më pak se 60 rrahje në minutë. Zemra normale rreh 60 deri në 100 herë në minutë. Diagnoza – bradikardia do të thotë se zemra rreh më ngadalë se 60 rrahje në minutë, herë pas here ose vazhdimisht.
Megjithëse rrahja e ngadalshme e zemrës për dikë mund të jetë normale, siç janë atletët, për të tjerët mund të jetë një gjendje e rrezikshme ose të shkaktojë simptoma të pakëndshme.
Bradikardia zakonisht manifestohet pa shfaqjen e simptomave të tjera, derisa frekuenca të bjer nën 50 rrahje në minutë. Disa nga simptomat e bradikardisë janë lodhja dhe dobësia. Bradikardia mund të shkaktohet nga çrregullimet e zemrës ose sëmundjet e këtij organi.
Simptomat e numrit të zvogëluar të rrahjeve të zemrës janë:
- Lodhje dhe dobësi;
- Marramendje;
- Humbje ndjenjash;
- Mungesë ajri;
- Dhimbje në gjoks.
Pasojat e bradikardisë ndryshojnë në varësi të numrit të rrahjeve të zemrës. Shpesh pasojat e bradikardisë së patrajtuar janë: humbja e shpeshtë e vetëdijes, pamundësia e zemrës për të pompuar mjaftueshëm gjak, si dhe vdekja e shkaktuar nga dështimi i papritur i zemrës.