Çokollata e zezë forcon imunitetin dhe zvogëlon stresin

Rezultatet e shumë studimeve kanë vërtetuar se çokollata e zezë është e shëndetshme, por një lajmi i shkëlqyer për të gjithë ata që i adhurojnë çokollatat janë edhe këto dy të fundit.

Dmth, çokollata e zezë përmban të paktën 70% si pjesë, jo vetëm që ndikon pozitivisht në disponimin, nivelin e stresit dhe kujtesës, por gjithashtu i lehtëson inflamacionet në trup dhe forcon imunitetin. Efektet e përmendura vërehen gjatë konsumit të përditshëm të 48 gr çokollatë të zezë përbrenda një jave. Kakaoja përmban flavonoide, antioksidantë që kanë efekt anti-inflamatore dhe e ruajnë shëndetin e trurit dhe shëndetin kardiovaskular.

 

Sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos që përmban çokollata, aq më e madhe është sasia e flavonoideve.

 

 

Hulumtimet e mëparshme tashmë kanë treguar se, kur konsumohet në mënyrë të kontrolluar, çokollata e zezë ndikon në mënyrë favorshme në shëndetin kardiovaskular, duke e ulur kështu rrezikun e fibrilimit atrial.