Shkup, 19 Mars 2020 – Deri në mëngjesin e ditës së djeshme, në orën 08:00, janë regjistruar gjithsej 42 raste të personave të infektuar me koronavirus. Pardje u regjistruan 11 raste të reja, ndërsa sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipce, gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme, ku dy prej tyre kishin pneumoni të moderuar.
Dje u shpallen edhe rezultatet e 22 testeve të kryera.
Në disa komuna madje ka filluar edhe procesi i skriningut të hershëm të pacientëve me koronavirus.
“Zbulimi i hershëm, skriningu sipas indikacioneve epidemiologjike, siç tashmë kemi filluar të bëjmë në Dibër, ndërsa tani edhe në rrethinën e Strugës, disa vendbanime në Shkup dhe qytete të tjera, sipas të dhënave të disponueshme të epidemiologëve, mendoj se është shumë e rëndësishme që rastet të zbulohen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të mos rëndohet sistemi shëndetësor, i cili më tej mund të shkaktojë probleme dhe komplikime në trajtim dhe pamundësinë për t’u marrë me këtë problem”, theksoi ministri Filipce.