Te çdo sëmundje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndonjë shkak të ri ose të njohur paraprakisht, disa shkencëtarë janë marrë me studimin e parandalimit dhe mundësinë e zhvillimit të sëmundjes. Përkatësisht, për të zbatuar masa më të mira parandaluese, është gjithmonë më mirë të “njihet armiku” dhe të shihet se cilët persona janë “objektivi i dobët” i tij.
Bazuar në studimin dhe të dhënat e mbledhura, qëllimi është të bëjmë regjistrim të grupeve më të rrezikuar, por edhe që janë më të predispozuar për zhvillimin e disa sëmundjeve.
Kur bëhet fjalë për infeksionin me koronavirusin e ri, ekzistojnë disa grupe rreziku – nga njerëzit me funksion të çrregulluar imunitar deri tek popullata më e vjetër. Por akoma nuk ka shumë të dhëna që janë të prirura për zhvillimin e COVID-19. Në bazë të statistikave, grupet me ndjeshmëri ndaj viruseve përfshijnë zyrtarisht meshkujt dhe të moshuarit.
Duke dashur të zgjerojnë njohuritë në lidhje me grupet më të ndjeshëm ndaj infeksionit, shkencëtarët kinezë kanë publikuar një studim të ri që në dukje lidh dy parametra të palidhur – grupin e gjakut dhe ndjeshmërinë ndaj koronavirusit.
Studimi u zhvillua në 2.173 pacientë me COVID-19 të zhvilluar në tre spitale në Wuhan dhe Shenzhen.
Ekzistojnë katër grupe të ndryshme të gjakut: A, B, AB dhe O. Shkencëtarët krahasuan prevalencën mesatare të grupeve të gjakut te popullata e shëndetshme dhe grupet e gjakut te pacientët me koronavirusin e ri. Ata zbuluan se pacientët me COVID-19 kishin një prevalencë shumë më të lartë të grupit të gjakut A në krahasim me njerëzit e shëndetshëm, ndërsa situata me grupin e gjakut O ishte e anasjelltas – përqindja e personave me grupin e gjakut O që vuanin nga COVID-19 ishte shumë më e ulët nga përqindja e personave të shëndetshëm me grupin e gjakut O.
Rezultatet sugjerojnë që grupet e gjakut janë shënues potencial i ndjeshmërisë ndaj sëmundjes me koronavirus, ku personat me grupin e gjakut A kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë infeksionin sesa njerëzit me grupin e gjakut O.
Hulumtime të ngjashme janë realizuar gjatë epidemisë SARS-CoV 2003, ku gjithashtu pati një predispozicion të shtuar të personave me grupin e gjakut A për zhvillimin e sëmundjes. Në ato studime, është hedhur edhe një teori për shkakun e rezultateve të papritura – antitrupat anti-A (që i kanë të gjithë personat përveç atyre me llojin e gjakut A), mendohet se e bëjnë më të vështirë që virusi të lidhet me qelizën, dhe kështu edhe zhvillimin e infeksionit.
Burimi: Zhao J et al. Relationship between the ABO Blood Group and the COVID-19 Susceptibility