COVID-19 ndikon edhe në shëndetin oral: A mund të dëmtojë koronavirusi dhëmbët dhe zgavrën e gojës?

Njerëzit reagojnë ndryshe ndaj virusit: disa humbin ndjenjën e të nuhaturit, disa kanë temperaturë të lartë, disa ndjehen të lodhur për javë të tëra, disa pacientë raportojnë se flokët u bien intensivisht ose kanë skuqje të lëkurës. Raportet e reja sugjerojnë që COVID-19 mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin oral.

Që nga shfaqja e COVID-19, sëmundja është menduar se prekë kryesisht mushkëritë e pacientëve, por një numër kërkimesh në rritje tregon se virusi SARS-CoV-2 prek edhe pjesë të tjera të trupit.

Përveç kësaj, njerëzit reagojnë ndryshe ndaj virusit: disa humbin ndjenjën e nuhatjes, disa kanë temperaturë të lartë, disa ndjehen të lodhur për javë të tëra, disa pacientë raportojnë rënie të rëndë të flokëve ose skuqje të lëkurës. Raportet e reja sugjerojnë që COVID-19 mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin oral.

Disa pacientë, pas testit pozitiv, raportuan se dhëmbët ose mishrat e tyre ishin të dobët ose se dhëmbët e tyre kishin ndryshuar ngjyrën. Tek disa ka ardhur deri te plasaritja e dhëmbëve ose rënia e tyre. Lidhja midis koronavirusit dhe shëndetit oral është ende e paqartë, por disa ekspertë të shëndetit dyshojnë se virusi mund të infektojë direkt enët e gjakut dhe të prishë qarkullimin e gjakut në mishra, dhëmbë dhe gjuhë, duke shkaktuar dhimbje dhe prishje.

Ekspertët kanë disa teori që mund të shpjegojnë këtë gjendje.

EFEKTET ANËSORE MUND TË KENË LIDHJE ME QARKULLIMIN E GJAKUT

William Lee, biolog vaskular, dyshon se investimi në gjendjen e dhëmbëve të pacientëve me COVID-19 mund të jetë përfundimisht një problem i qarkullimit të gjakut. Dihet tashmë që koronavirusi infekton dhe sulmon enët e gjakut, gjë që mund të çojnë në mpiksje dhe bllokim të qarkullimit të gjakut.

Nëse gjaku nuk arrin lehtë në organe, mund të vjen deri te dëmtimi. Prandaj, mjekët dëshmojnë për komplikime të ndryshme në zemër, mushkëri, zorrët, trurin dhe veshkat, gjë që janë pasojë e koronavirusit. Doli se e njëjta gjë mund të ndodh edhe me zgavrën e gojës.

GOJA MUND TË JETË VEND I PËRSHTATSHËM PËR ZHVILLIMIN E VIRUSEVE

Kur koronavirusi infekton trupin, ai bllokon një pjesë të qelizave tona të quajtura receptorë ACE2, të cilat gjenden në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë mushkëritë. Kjo çon në dëmtime respiratore.

“Fakti që ka receptorë ACE2 do të thotë se ka teorikisht një rrugë biologjike me të cilën virusi mund të ketë efekt të drejtpërdrejtë në gojë”, thotë Eric Kio-Pena.

Për shkak të prevalencës së lartë të këtyre receptorëve në gojë, zgavra e gojës mund të jetë mjedis i shkëlqyeshëm për replikimin e koronavirusit.

“Ne akoma nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të ditur nëse është lidhje thjesht e përkohshme ose kauzalitet. Shkurtimisht, është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj”.