Çrregullimi i ankthit, si çdo çrregullim tjetër i njeriut, trajtohet në kombinim me terapisë mjekësore dhe më e rëndësishmja – psikoterapi. Pa marrë parasysh sa kohë keni që vuajtur nga ankthi dhe çfarë është ajo që e shkakton, mënyra më e mirë për t’u përballur me të gjitha problemet është kombinimi i terapisë dhe bashkëpunimi i hapur me një psikolog ose psikiatër. Vetëm një profesionist ka aftësitë e mjaftueshme të cilat mund ti ndajë me ju dhe t’ju ndihmojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Më e rëndësishme është zbulimi i shkaktarëve të ankthit
Çrregullimi i ankthit mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh – ndryshimi i punës, ndryshimi i vendbanimit, ndryshimi i shprehive të jetesës, divorci, vdekja e një personi të afërt… prandaj, gjëja më e rëndësishme është zbulimi i shkakut i cili u bën aq të ngarkuar psikologjikisht. Stresi i nxitur si rezultat i mënyrës së jetesës gjithsesi është shkaktari më i zakonshëm i kësaj sëmundjeje, ndërsa shfaqet si rezultat i pamundësisë së njerëzve që të përballen me situatat dhe konfliktet e përditshëm në mënyrën e duhur.
Njohja e simptomave
Mund të manifestohet në mënyra të ndryshme si: përshpejtimi i ritmit të zemrës ose takikardi, dobësimi i muskujve ose tendosje, lodhje, nauze, dhimbje në gjoks, mungesë ajri, dhimbje barku, kokëdhimbje… janë vetëm simptoma, por nëse shfaqen ose përsëriten për një periudhë të shkurtër kohore, sigurisht që është një alarm që duhet t’ju çojë tek mjeku. Mos harroni, jo çdo episod paniku i jetës do të thotë se vuani nga çrregullimi i ankthit.