Daltonizmi – ose më saktë, shikimi i dobët ose i pamjaftueshëm i ngjyrave – është paaftësia për të parë dallimin midis ngjyrave të caktuara. Edhe pse shumë njerëz zakonisht përdorin termin “daltonizëm” për këtë gjendje, verbëria e vërtetë e ngjyrave – në të cilën gjithçka shihet në nuancat e zeza dhe të bardha – është e rrallë.
Verbëria e ngjyrave zakonisht është e trashëguar. Burrat kanë më shumë gjasa të lindin me këtë verbërim të ngjyrave. Shumica e njerëzve daltonist nuk mund të bëjnë dallimin midis nuancave të caktuara të së kuqes dhe gjelbërtës, ndërsa më rrallë nuk mund të bëjnë dallimin midis blusë dhe të verdhës.
Disa sëmundje të syrit dhe disa medikamente gjithashtu mund të shkaktojnë verbëri të ngjyrave.
SIMPTOMAT
Mund të keni mungesë të shikimit të ngjyrave dhe të mos e dini. Disa njerëz e kuptojnë se ata ose fëmija i tyre e kanë këtë gjendje kur kjo shkakton konfuzion – si për shembull kur ata kanë vështirësi të dallojnë ngjyrat e një semafori ose të interpretojnë materialet mësimore të koduara me ngjyra.
Njerëzit e prekur nga daltonizmi mund të mos jenë në gjendje të bëjnë dallimin midis:
Nuanca të ndryshme të së kuqes dhe gjelbër
Nuanca të ndryshme blu dhe verdhë
Çdo ngjyrë
Mangësia më e shpeshtë e ngjyrave është pamundësia për të parë disa nuanca të kuqe dhe jeshile. Shpesh, një person që ka mungesë të ngjyrave kuq-gjelbër ose blu-verdhë jo gjithmonë mund të kenë ndjeshmëri të këtyre dy ngjyrave. Defektet mund të jenë të lehta, të moderuara ose të rënda.
Kur duhet të vizitoni një mjek
Nëse dyshoni se keni vështirësi në dallimin e ngjyrave të caktuara ose nëse shikimi juaj i ngjyrave po ndryshon, vizitoni një mjek të syve për testim. Është e rëndësishme që fëmijët të marrin ekzaminime gjithëpërfshirëse të syve, duke përfshirë testimin e shikimit me ngjyra, përpara se të fillojnë shkollën.
Nuk ka kurë për mungesën e trashëguar të ngjyrës, por nëse shkaku është një sëmundje ose sëmundje e syrit, trajtimi mund të përmirësojë shikimin e ngjyrave.
Shkaqet
Shikimi i ngjyrave në të gjithë spektrin e dritës është një proces kompleks që fillon me aftësinë e syve tuaj për t’iu përgjigjur ndikimeve të ndryshme valore të dritës.
Drita, e cila përmban të gjitha gjatësitë e valëve të ngjyrave, hyn në syrin tuaj përmes kornesë dhe kalon përmes thjerrëzave dhe indit të pastër, të ngjashëm me pelte në syrin tuaj (qelqor) në qelizat e ndjeshme ndaj gjatësisë valore (kone) në pjesën e pasme të syrit në zona makulare, në retinë. Konet janë të ndjeshëm ndaj gjatësive të valëve të shkurtra (blu), mesatare (gjelbër) ose të gjata (të kuqe). Kimikatet në kone shkaktojnë një reagim dhe dërgojnë informacionin e gjatësisë së valës përmes nervit tuaj optik në trurin tuaj.
Nëse sytë tuaj janë normalë, ju e perceptoni ngjyrën. Por nëse konet tuaja nuk kanë një ose më shumë kimikate të ndjeshme ndaj gjatësisë valore, nuk do të jeni në gjendje të dalloni ngjyrat e kuqe, gjelbër ose blu.
Daltonizmi ka disa arsye:
Një çrregullim i trashëguar. Mangësitë trashëgimore të ngjyrave janë shumë më të zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat. Mangësia më e zakonshme e ngjyrës është e kuqe-gjelbër, dhe blu-verdhë është shumë më pak e zakonshme. Jan raste të ralla nëse nuk keni vizion për ti dalluar ngjyrat.
Ju mund të trashëgoni një shkallë të lehtë, të moderuar ose të rëndë të çrregullimit. Mangësitë trashëgimore të ngjyrave zakonisht prekin të dy sytë, dhe ashpërsia nuk ndryshon gjatë jetës tuaj.
Sëmundjet. Disa kushte që mund të shkaktojnë mungesë ngjyre janë sëmundjet e anemisë, diabeti, degjenerimi makular, sëmundja e Alzheimerit, skleroza e shumëfishtë, glaukoma, sëmundja e Parkinsonit, alkoolizmi kronik dhe leucemia. Njëri sy mund të jetë më i prekur se tjetri dhe deficiti i ngjyrës mund të përmirësohet nëse sëmundja rrënjësisht mund të trajtohet.
Ilaçe të caktuara. Disa medikamente mund të ndryshojnë shikimin e ngjyrave, siç janë disa ilaçe që trajtojnë disa sëmundje autoimune, probleme të zemrës, presion të lartë të gjakut, mosfunksionim erektil, infeksione, çrregullime nervore dhe probleme psikologjike.
Plakja. Aftësia juaj për të parë ngjyrat përkeqësohet ngadalë me kalimin e moshës.
Kimikatet. Ekspozimi ndaj disa kimikateve në vendin e punës, mund të shkaktojë humbje të shikimit apo dallimit të ngjyrave.
Përktheu dhe përshtati:S.N