
Shkruan: Denis Arsovski
fizioterapist, specialist i rehabilitimit në ortopedi, kirurgji dhe traumatologji
Për sa i përket lëndimeve, noti konsiderohet si një nga sportet më të sigurta. Megjithatë, ekzistojnë shumë lëndime që kanë të bëjnë me notin. Madje një e katërta e tyre janë lëndimet në gju.
Kur pas lakimit të gjurit këmba drejtohet ashpër në mënyrë që notari të “shtyjë” përpara, zhvillohet tension i lartë në anën e brendshme të gjurit, duke dëmtuar kështu ligamentin kolateral medial. Teknika e parregullt konsiderohet të jetë shkaku kryesor i një dëmtimi të tillë, pasi kjo ndodh kur gjuri shkon shumë larg në rotacionin e jashtëm (rrotullimi i gjurit nga jashtë).
Simptomat e këtij lloji lëndimi janë dhimbja e gjurit dhe ënjtja, si dhe dhimbja e fortë e gjurit gjatë lëvizjes që është përgjegjëse për zhvillimin e këtij lloj lëndimi.
Në fazën akute merret parasysh krioterapia, e pastaj edhe modalitetet tjera të terapisë fizike. E dobishme është edhe mbajtja e gjunjësores së thjeshtë neoprene gjatë notit, pasi parandalon lëvizjet e padëshiruara dhe mbron pjesërisht gjurin nga lëndimet e reja.
♦♦♦♦ Nga i njëjti autor, lexoni edhe: Denis Arsovski: Shmangni dhimbjet e shpinës si pasojë e notit, gjatë kohës që jeni me pushime
Rekomandohet përdorimi i shafranit të Indisë, i cili kontribuon në ruajtjen e fleksibilitetit të nyjeve dhe tendinave dhe ka veti të forta antioksiduese. Por, shtimi i pluhurit të shafranit si erëz në ushqim nuk mjafton për të përfituar nga përfitimet e saj, pasiqë shafrani absorbohet shumë dobët në trup dhe nuk futet në gjak. Prandaj është e këshillueshme që të përdorni shtojca dietike që përmbajnë shafran të Indisë, dmth. kurkumin – përbërës aktiv të shafranit.

Një prej tyre është FLEXOFYTOL i kompanisë belge Tilman. Përmban ekstrakt të shafranit të bio-optimizuar i fituar nga procesi i patentuar me të cilin arrihet absorbimi i lehtë në krahasim me pluhurin e shafranit të Indisë. Në këtë mënyrë, trupi е merr sasinë e nevojshme të kurkuminit, i cili kontribuon në ruajtjen e fleksibilitetit të nyjeve dhe tendinave dhe kufizon plakjen e kërcit.