Denis Arsovski: Shmangni dhimbjet e shpinës si pasojë e notit, gjatë kohës që jeni me pushime

Edhe pse dhimbja në shpinë gjatë notit nuk është aq e zakonshme sa dhimbja e shpatullave të notarët, shumë studiues kanë raportuar se ky lloj i dhimbjes është rritur për 16% nëse merren parasysh të gjitha lëndimet që ndodhin në ujë.

Shkruan: Denis Arsovski

fizioterapist, specialist i rehabilitimit në ortopedi, kirurgji dhe traumatologji


Për shkak të prevalencës së sajë në popullatën e përgjithshme dhe atë sportive, dhimbja e shpinës mund të ndodhë edhe si rezultat i notit. Për shkak se notarët vendosen horizontalisht në ujë, forcat e gravitetit dhe të drejtimit ecin nëpër trup me potencial për të shkaktuar ndryshime në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore.

Gjatë shtrirjes lumbale (shtrirjes së pjesës së poshtme të shpinës) që përdoret në disa lloje të notit, ekziston potencial për zhvillimin e dhimbjes.

Përveç kësaj, shtrëngimi i fleksorëve të ijeve ose lëvizja joadekuate e trupit gjatë notit mund të çojë në kompensimin e boshtit kurrizor. Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës mund të pengojë në masë të madhe performancën dhe lëvizshmërinë në ujë. Edhe pse dhimbja në shpinë gjatë notit nuk është aq e zakonshme sa dhimbja e shpatullave të notarët, shumë studiues kanë raportuar se ky lloj i dhimbjes është rritur për 16% nëse merren parasysh të gjitha lëndimet që ndodhin në ujë.

Për të shmangur dëmtimet ose dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës, notarët duhet të marrin masa parandaluese.

Në disa studime, noti rekreativ (dmth. noti dy herë në javë) mund të luajë rol mbrojtës në zhvillimin e dhimbjes në pjesën e poshtme të shpinës. Por ky faktor mbrojtës nuk është i rëndësishëm për notarët profesionistë.

Notarët përdorin trupin me lëvizje ekstreme në mënyrë të përsëritur, shoqëruar me goditje të fuqishme që kërkon pozicionimin e trupit në pozicionet anatomike të krijuara rishtazi, e gjitha kjo me qëllim të rritjes së prodhimit të forcës. Nga këtu fillon çrregullimi i biomekanikës, si dhe lëndimet muskulo-skeletore. 

Noti në shpinë dhe kategoria flutur meritojnë vëmendje të veçantë për shkak të ngarkesës së tyre të madhe dhe stresit në pjesën e poshtme të shpinës. Në fakt, irritimi në pjesën e poshtme të shpinës historikisht është quajtur si “butterfly back syndrome”. Forca dhe veprimi i cili është i nevojshëm për të kryer këtë lloj të notit është adekuat për lëvizjen e nyjeve lumbosakrale, si dhe ijeve, gjunjët dhe fleksibilitetin e kyçit të këmbës. Ky lloj i notit të përsëritur mund të çojë në inflamacion dhe ngërçe refleksive të shpinës, si dhe dhimbje.

PARANDALIMI

Për të shmangur dëmtimet ose dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës, notarët duhet të marrin masa parandaluese. I domosdoshëm është vlerësimi i plotë i lëvizshmërisë së shpinës, ijëve, legenit dhe duarve. Duhet të zgjidhen korrigjimet e disbalancit të muskujve (si për shembull, fleksorët e ngushta të ijeve, mirëpo kjo vlen vetëm për notarët profesionist).

Meqenëse notimi paraqet sport apo rekreacion që zhvillohet në ujë, ose në kushte të vështira lëvizshmërie, është e nevojshme që të bëhen stërvitje minimale për shtrirjen e trupit me qëllim të nxehjes së muskujve përkatës që janë përbërësit kryesorë të notit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse noti bëhet në shpinë ose në llojin flutur.

Të planit parandalues, siç përmenda janë ushtrimet e shtrirjes para fillimit të disa llojeve të notit që kërkojnë tendosje të veçantë të trupit, sidomos të shpinës.

Gjithashtu, ushqimi i shëndetshëm luan rol të madh. Rekomandohet përdorimi i shafranit të Indisë, i cili kontribuon në ruajtjen e fleksibilitetit të nyjeve dhe tendinave dhe ka veti të forta antioksiduese. Por, shtimi i pluhurit të shafranit si erëz në ushqim nuk mjafton për të përfituar nga përfitimet e saj, pasiqë shafrani absorbohet shumë dobët në trup dhe nuk futet në gjak. Prandaj është e këshillueshme që të përdorni shtojca dietike që përmbajnë shafran të Indisë, dmth. kurkumin – përbërës aktiv të shafranit.

Një prej tyre është FLEXOFYTOL i kompanisë belge Tilman. Përmban ekstrakt të shafranit të bio-optimizuar i fituar nga procesi i patentuar me të cilin arrihet absorbimi i lehtë në krahasim me pluhurin e shafranit të Indisë. Në këtë mënyrë, trupi е merr sasinë e nevojshme të kurkuminit, i cili kontribuon në ruajtjen e fleksibilitetit të nyjeve dhe tendinave dhe kufizon plakjen e kërcit.