Ka shumë arsye se përse dikush mund të jetë në depresion gjatë stinës së verës. Depresioni tek disa njerëz shfaqet edhe në muajt me diell, të cilët mund të kenë veçanërisht të vështirë të shikojnë euforinë e verës për rreth tyre.
Çrregullimi emocional sezonal më së shpeshti lidhet me stinën e dimritn dhe zakonisht njihet si “depresioni i dimrit”. Kjo ndodh sipas pasojë e ndryshimeve në kohë, pasi që disa njerëz nuk mund të funksionojnë normalisht pa dritën e ditës gjatë dimrit. Megjithatë, ky çrregullim mund të shfaqet edhe gjatë verës, në muajt që konsiderohen të jenë më të relaksuara dhe më të gëzueshme gjatë vitit. Përderisa këto çrregullime lidhen me ndryshimet e kohës, ka ende shumë arsye se depresionit mund të shfaqet në çdo kohë të vitit. Tek pesronat që tashmë vuajnë nga depresioni, mund të shkaktohen episode të reja.
Si e përjetojnë verën personat me depresion?
E kanë veçanërisht të vështirë që të marrin frymë, kështu që ata shmangin shoqërimin dhe aktivitetet, numri i të cilave vetëm rritet gjatë verës. Rrjetet sociale janë të mbushura plot me imazhet e personave që argëtohen nën rrezet e diellit, gjë që është e vështirë të inkuadrohen kur ata vuajnë nga depresioni.
Simptomat që shfaqen gjatë depresionit të dimrit (ndryshimet te të ushqyerit, gjumi dhe shmangia daljeve nga shtëpia), shfaqen edhe tek njerëzit që vuajnë nga depresioni gjatë verës.
Mund të shfaqet humbja e oreksit dhe gjumit, gjë që shkakton letargji dhe sëmundje. Tek disa njerëz mund të aktivizohet si pasojë e ndjenjës së pasigurisë në trupin e tyre, pasi që vishen më pak rroba dhe shpenzohet më shumë kohë në plazh.
Izolimi, gjithashtu është mjaft i zakonshëm, pasi që shmanget çdo lloj shoqërimi. Shumica e njerëzve janë jashtë rrugëve, gjë që mund të shkaktojnë ankth tek disa njerëz.
Ndihma e parë: Rrethi i familjes dhe miqve
Mendimi për t’ju drejtuar një personi të afërt për shkak të gjendjes mendore mund të tingëllojë e frikshme për personin me depresion, por hapa të vegjël si ky mund të ndihmojnë. Në këtë mënyrë, miqtë e juaj më të afërt do të dinë se kur dhe si t’ju ndihmojnë në rast të episodeve depresive ose të eleminojnë shkaktarët e tyre.
Nuk është keq të kufizohet koha e shpenzuar në rrjetet sociale. Pavarësisht asaj nëse paraqesin gjendjen reale të fotografive ose tendencën për të paraqitur versionin më të mirë (dhe jorealist), publikimet e tilla mund të intensifikojnë episodin tek njerëzit me depresion.
Gjithashtu është e këshillueshme që të futen në rutina dhe aktivitete të thjeshta, të tilla si një shëtitje në mbrëmje ose kafe pauzë në vendin e preferuar.
Të gjitha aktivitetet duhet të jenë në një orar të caktuar, i cili nuk do të prish bioritmin, i cili gjithashtu mund të jetë shkas për episodet depresive. Gjithashtu, duhet të organizoni kohën për ngrënie dhe gjumë, përafërsisht në të njëjtën kohë çdo ditë.
Sigurisht, psikoterapia është një ndihmë e madhe, kështu arrihet në këshilla profesionale të cilat do t’ju ndihmojnë të përballoni depresionin, si dhe terapitë individuale të përshtatshme.
Nuk është aspak e lehtë, depresioni akoma është temë tabu. Prandaj, është e rëndësishme që të kërkoni ndihmë kur të shfaqet depresion dhe në këtë mënyrë të rritni ndërgjegjësimi për këtë sëmundje. Kjo nuk do të thotë se është diçka e gabuar për atë që është me depresion, vetëm se duhet tu ndihmohet si gjithë të tjerëve.