Depresioni i fshehur duket kështu…

Depresioni zakonisht mbetet pa u vënë re për një kohë të gjatë, kështu që as vetë nuk jeni në dijeni se kjo ju ndodh.

Përkundër asaj që njerëzit zakonisht mendojnë, depresioni nuk është i njëjtë si gjendja jo e mirë shpirtërore, nuk është i njëjtë me pikëllimin që vjen dhe shkon. Depresioni është çrregullim i sjelljes i cili manifestohet me ndjenjën e trishtimit dhe letargjisë, humbjes së interesit ndaj gjithçkaje që një person njëherë e bënte të lumtur dhe zgjat të paktën dy javë, duke e prishur në mënyrë serioze cilësinë e jetës së individit. Kjo është një gjendje serioze e cila kërkon ndihmë profesionale.

Por ndonjëherë simptomat nuk janë kaq të dukshme dhe depresioni mbetet i fshehur. Ja çfarë mund të tregojë për problemin e mundshëm:

Reagoni në mënyrë mjaftë shpërthyese

Irritimi dhe tërbimi janë dy shenja të depresionit. Kur mendojmë për depresionin, zakonisht në kokë na vjen pamja e një personi që është apatik, melankolik, i pafuqishëm. Por ndonjëherë, sidomos tek meshkujt, depresioni manifestohet si tërbim i tmerrshëm dhe sjellje shumë agresive. Dhe ne shpesh atë e quajmë si “karakter të vështirë” dhe nuk shkojmë më thellë…

Mospërfillja

Kur një person është në depresion, shpesh e humb interes ndaj atyre gjërave të cilat më parë e bënin të lumtur. Njerëzit të cilët kënaqeshin me shoqërinë, mbyllen në vete, shmangin daljet, flejnë pothuajse gjatë gjithë ditës, madje e kanë të vështirë që të shkojnë edhe në punë. Të bëjnë dush. Të lajnë dhëmbët…

Zbatimi i ndonjë marrëveshje bëhet problem

Depresioni ka një tjetër rrethanë rënduese. Kur situata të përmirësohet paksa, do t’ju duket si është një ide e mirë të planifikoni diçka, për kur përsëri t’ju okupojnë mendimet e errëta nuk keni dëshirë që të dërgoni as edhe një mesazh për të anuluar atë marrëveshje.

Fleni shumë ose më pak se më parë

Njerëzit që vuajnë nga depresioni shpesh “ikin” në gjumë, por në disa raste pagjumësia është simptomë e depresionit. Çdo devijim nga modeli i zakonshëm i gjumit është një arsye më shumë për të menduar se si ndiheni.

Rritja ose humbja e papritur e peshës së trupit 

Ndonjëherë, depresionin e ndjek humbja e oreksit, kështu që personi dobësohet, edhe pse ky nuk është qëllimi. Por mund të ndodhë që të shtohet dëshira për ushqime të ëmbla dhe jo të shëndetshëm, që në kombinim me mungesën e vullnetit për çfarëdo lloj aktiviteti, çon në akumulimin e kilogramëve.