Lindja e fëmijëve mbart një shpërthim të vërtetë të emocioneve, ndëra ndjenjat shpesh ndryshojnë nga euforia dhe gëzimi, në ankth dhe dyshim. Nënat përjetojnë një stuhi emocionesh, ndërsa te disa shfaqet ndjenja e fajsisë për të mos qenë aspak të lumtur që sollën në jetë një fëmijë plotësisht të shëndetshëm. Ndjenjat e tilla shfaqen disa ditë pas lindjes së fëmijës dhe mund të zgjasin deri në dy javë. Nëse kjo gjendje përkeqësohet dhe zgjat me muaj, atëherë është depresion pas lindjes.
Simptomat e depresionit pas lindjes
Bëhet fjalë për ndërlikim që shfaqet pas lindjes së fëmijëve, dhe si çdo ndërlikim fizik që duhet të trajtohet pas lindjes së fëmijëve, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe gjendjes mendore të nënës. Ndihma profesionale është jashtëzakonisht e rëndësishme për të shmangur komplikimet, por edhe që nëna të jetë në gjendje të lidhet me të porsalindurin.
- Gjendja depresive ose lëkundjet e shpeshta të gjendjes shpirtërore;
- Vështirësitë në lidhjen me të porsalindurin;
- Largimi nga familja dhe miqtë;
- Humbja e oreksit ose oreksi i shtuar;
- Pagjumësia ose dëshira e madhe për gjumë;
- Lodhja dhe mungesa e energjisë;
- Mosinteresim në aktivitetet që nëna i kishte shijuar më parë;
- Irritimi i shtuar dhe zemërimi intensiv;
- Ndjenja e pafuqisë, pa vlefshmërisë, turpit ose fajit;
- Vështirësi gjatë përqendrimit, të menduarit dhe marrjen e vendimeve;
- Shqetësim;
- Ankth dhe sulme të panikut;
- Mendimet për të lënduar veten ose shkaktimi i lëndimeve mbi fëmijën;
- Herë pas here të menduarit për vdekjen ose vetëvrasjen;
Simptomat e para zakonisht shfaqen disa javë pas lindjes së fëmijës, por mund të shfaqen edhe më herët – gjatë shtatëzënësisë ose më vonë – deri në moshën një vjeçare të fëmijës. Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale sa më shpejt që të jetë e mundur!
Ndryshimet fizike dhe problemet emocionale konsiderohen të jenë shkaktarët e depresionit pas lindjes. Rol të rëndësishëm luan edhe fakti që pas lindjes vjen deri te rënia e menjëhershme e nivelit të hormoneve në trup. Këtu bën pjesë edhe pagjumësia dhe lodhja, ndërsa në situata të tilla është e vështirë të merren edhe me problemet më të vogla. Pas lindjes së fëmijës, femra mund të ndjehet edhe më pak tërheqëse, te ket ndjenja sikur po e humbet kontrollin mbi jetën dhe identitetin e saj…
Këshillë: Nëse ndejni ndonjë nga këto simptom, ndërsa intensiteti nuk ulet me kalimin e kohës, sigurohuni që të këshilloheni me një mjek.