Njerëzit me dermatit atopik, që njihet ndryshe edhe si ekzema, janë në rrezik të lartë ndaj sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe aritmisë kardiake, zbuloi studim i ri britanik, i cili përfshiu më shumë se 385 000 njerëz, të moshës mesatare prej 43 vjetësh. Edhe pse rreziku është i vogël, është e rëndësishme, pasiqë rreth 10% e të të rriturve kanë dermatit atopik.
Ekzemat e rënda dhe kryesisht aktive shoqërohen me rrezikun të lartë të ndërlikimeve kardiovaskulare.
Studimi zbuloi se njerëzit me ekzema të rënda kishin një rrezik prej 20% më të lartë ndaj goditjeve në tru dhe një rrezik prej 40-50% më të lartë ndaj angina pectoris, sulmit në zemër, fibrilimit atrial dhe vdekjes për shkak të sëmundjeve të zemrës. Rreziku i dështimit të zemrës tek ato ishte 70% më i lartë.
Sipas mendimit të profesionistëve, për shkak të ekzemës së rëndë dhe kryesisht aktive që lidhet me rrezikun në rritje të komplikimeve kardiovaskulare, duhet të merren parasysh strategji objektive për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, shkruan “BMJ”.