Dermatiti i rëndë atopik mund të shoqërohet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Studimi zbuloi se njerëzit me ekzemë të rëndë kishin një rrezik prej 20% më të lartë ndaj goditjeve në tru dhe një rrezik prej 40-50% më të lartë ndaj angina pectoris, sulmit në zemër, fibrilimit atrial dhe vdekjes për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Njerëzit me dermatit atopik, që njihet ndryshe edhe si ekzema, janë në rrezik të lartë ndaj sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe aritmisë kardiake, zbuloi studim i ri britanik, i cili përfshiu më shumë se 385 000 njerëz, të moshës mesatare prej 43 vjetësh. Edhe pse rreziku është i vogël, është e rëndësishme, pasiqë rreth 10% e të të rriturve kanë dermatit atopik.

Ekzemat e rënda dhe kryesisht aktive shoqërohen me rrezikun të lartë të ndërlikimeve kardiovaskulare.

Studimi zbuloi se njerëzit me ekzema të rënda kishin një rrezik prej 20% më të lartë ndaj goditjeve në tru dhe një rrezik prej 40-50% më të lartë ndaj angina pectoris, sulmit në zemër, fibrilimit atrial dhe vdekjes për shkak të sëmundjeve të zemrës. Rreziku i dështimit të zemrës tek ato ishte 70% më i lartë.

Sipas mendimit të profesionistëve, për shkak të ekzemës së rëndë dhe kryesisht aktive që lidhet me rrezikun në rritje të komplikimeve kardiovaskulare, duhet të merren parasysh strategji objektive për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, shkruan “BMJ”.