Ndonjëherë të gjithë ne kemi nevojë të madhe dhe të theksuar për ndonjë lloj ushqimi. Ndonjëherë është nevoja për gjëra të ëmbla, të tharta, të kripura ose për mish, por në fakt kjo nevojë na tregon se çfarë në të vërtetë i nevojitet trupit.
Dëshira për ëmbëlsira, ndoshta më e vështira, paraqet një rreth të mbyllur në të cilin sa më shumë hahet gjëra të ëmbla, aq më e madhe është dëshira. Për të zbutur këtë nevojë, e nevojshme është që të futet një sasi e mjaftueshme e mineralit – kromit, i cili e ruan nivelin e insulinës, duke e ulur kështu dëshirën për ëmbëlsira. Dëshira për çokollata gjithashtu mund të jetë e pakontrollueshme. Kjo në fakt tregon se trupi ka nevojë për magnez.
Nëse shfaqet dëshira për mish, organizmi ka nevojë për hekur. Megjithëse është një trend që të konsumohet sa më pak mish, mishi është i nevojshme për funksionimin e sistemit imunitar dhe për transportimin e oksigjenit në gjak.
Nëse zgjoheni me dëshirën për të ngrënë diçka të thartë, ajo që mungon është acidi i stomakut. Prandaj, tek të ushqyerit duhet të shtohen probiotikët të cilët do ta rregullojnë acidin e stomakut.