Dëshironi dhëmbë të bardhë? Këto artikuj ushqimor duhet t’i konsumoni rregullisht

Buzëqeshja është aksesori më i mirë i modës. Sidoqoftë, nëse nuk keni dhëmbë të bardhë kristal, ndoshta buzëqeshje mund t'ju bëjë nervoz.

Ngjyra natyrale e dhëmbëve varijonë nga e bardha në të verdhë, por ashtu siç plakemi edhe ajo ndryshon. Shumë dentistë ofrojnë shërbime zbardhuese, por disa trajtime mund të shkaktojnë inflamacion të mishit të dhëmbëve ose dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Prandaj, para se të zgjidhni ndonjërin prej tyre, mund të përpiqeni të hani më shumë ushqime që do t’ju ndihmojnë që dhëmbët tuaj të jenë më të bardhë, por në të njëjtën kohë ekzistojnë edhe të tilla që duhet t’i shmangni.

Sipas ekspertëve, çaji, kafja, vera e zezë, pijet e gazuara me ngjyrë të errët dhe pirja e duhanit kanë ndikimin të madh në bardhësinë e dhëmbëve.

Këto artikuj ushqimor, megjithatë, do të mund t’i bëjnë më të bardhë dhëmbët tuaj.

  • Jogurti – Jogurti është i pasur me kalcium, gjë që do të bëj që dhëmbët tuaj të duken më të bardhë dhe më të shëndetshëm.
  • Mollat – Mollat ndihmojnë në heqjen e shtresave nga sipërfaqja e dhëmbëve.
  • Karrota – Konsumimi i karrotave ka po të njejtin efekt si edhe mollat.
  • Brokoli – Brokoli është i pasur me fibra që ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit të gojës, ndërsa hekuri që gjendet në këtë perime krijon mbrojtje rreth dhëmbëve e cila parandalon njollat dhe gurin e dhëmbëve.
  • Luleshtrydhe – Acidi malik në luleshtrydhe rrit prodhimin e pështymës, gjë që pastron dhëmbët dhe parandalon ndryshimin e ngjyrës së tyre.