Ekzistojnë pak artikuj ushqimor që kanë ndikim kaq të mirë mbi shëndetin si boronica, por edhe shumë nutricionistë pajtohen me faktin se futja e boronicës tek të ushqyerit është ndryshimi i vetëm që duhet të bëni.
Nutricionistët rekomandojnë konsumin e boronicave të freskëta, për shkak se kanë shije më të mirë dhe nuk humbin asnjë nga vlerat ushqyese. Ky frut ka edhe një tjetër avantazh, dmth, nuk i humbet vlerat ushqyese edhe kur ruhet në frigorifer, kështu që mund ti konsumoni gjatë gjithë vitit.
Boronica është e pasur me vitaminë C, si dhe është burim i mrekullueshëm i fibrave.
Boronicat përmbajnë polifenole të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmeve që vijnë nga ndikimet e jashtme dhe janë ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së rrudhave. Ato do të reduktojnë skuqjen e lëkurës dhe do të kontribuojnë në largimin e akneve dhe parregullsive të tjera.
Në 100 gr. boronicë ka antioksidantë njejtë sa tek më shumë se pesë porcione të çdo fruti tjetër. E mbrojnë lëkurën nga plakja dhe nga shfaqja e tumoreve të ndryshme, sëmundjeve të zemrës, astmës, humbjes së kujtesës dhe të gjitha sëmundjeve të tjera që kanë të bëjnë me plakjen e organizmit.