Dëshironi të përmirësoni shëndetin e zemrës suaj? Është mirë t’i ndiqni këto këshilla

Nëse doni të përmirësoni dhe të mbani zemrën të shëndetshme, ndiqni këto mënyra të thjeshta që i rekomandojnë profesionistët.

Jetesa jo e shëndetshme, zakonet e këqija, ushqimi i dobët, mungesa e aktivitetit fizik dhe stresi të gjitha rrisin shanset për sëmundje të zemrës tek njerëzit në të 30-tat. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdeseni për zemrën tuaj. Nëse doni të përmirësoni dhe të mbani zemrën të shëndetshme, ndiqni këto mënyra të thjeshta që i rekomandojnë profesionistët.

Shmangni ushqimet e yndyrshme

Ushqimi i skuqur është i shijshëm, por i dëmshëm për zemrën. Për të përmirësuar shëndetin e zemrës, përjashtoni ushqimet yndyrore nga të ushqyerit. Përfshini acide yndyrore të shëndetshme, të tilla si acide yndyrore omega-3, që gjenden tek peshqit.

Kontrolloni kolesterolin

Kolesteroli i keq (LDL) është i keq për zemrën, kështu që është e rëndësishme të kontrolloni nivelin e tij. LDL është një nga shkaqet kryesore të mpiksjes së gjakut dhe sulmit në zemër.

Pesha trupore

Mbipesha e rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Prandaj kushtojini vëmendje peshës suaj trupore për të qënë të shëndetshëm dhe aktiv.

Stërvitja

Është një mënyrë e rëndësishme, por e thjeshtë për të përmirësuar shëndetin e zemrës dhe shëndetin e përgjithshëm. Ushtrimet e rregullta për të paktën 30 minuta çdo ditë, e përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ju ndihmojnë të shmangni sëmundjet kardiovaskulare.

Pirja e duhanit

Ky zakon i keq mund të dëmtojë si zemrën ashtu edhe mushkëritë. Pirja e duhanit rrit shanset për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

Joga

Stresi dhe depresioni janë dy shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës. Joga relakson trupin dhe shpirtin. Praktikoni joga për të mbajtur zemrën të shëndetshme.

Zvogëloni konsumin e kripës

Duke ulur marrjen e kripës, ju kontrolloni tensionin e gjakut dhe në këtë mënyrë e përmirësoni shëndetin e zemrës tuaj.

Trigliceridet

Ky është një lloj tjetër i lipideve, siç është kolesteroli që gjendet në gjak. Nivelet e larta të triglicerideve në gjak mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Yndyrrat e ngopura dhe trans-yndyrnat janë të pasura në trigliceride, kështu që ato duhet të shmangen.