Dështimi i zemrës – sëmundje serioze pa kurë definitive

Organizmi nuk mund të lirohet nga produktet e metabolizmit, gjë që çon në akumulimin e lëngjeve në mushkëri dhe në pjesët tjera të trupit. Si pasojë, ndodhin ndryshime në zemër, për shkak të së cilave, në përpjekje për të plotësuar nevojat e organizmit, ndodh rritja e vëllimit të kavitetit të zemrës, duke rritur numrin e sulmeve në zemër dhe masën muskulore të zemrës.

Dështimi i zemrës (insuficienca) është sëmundje mjaft e zakonshme dhe serioze për të cilën nuk ka një shërim definitiv. Bëhet fjalë për gjendje kur zemra nuk është e aftë të shtypë gjakun nëpër trup dhe të lejojë funksionimin e organeve të tjera. Organizmi nuk mund të lirohet nga produktet e metabolizmit, gjë që çon në akumulimin e lëngjeve në mushkëri dhe në pjesë tjera të trupit. Si pasojë, ndodhin ndryshime në zemër, për shkak të së cilave, në përpjekje për të plotësuar nevojat e organizmit, ndodh rritja e vëllimit të kavitetit të zemrës, duke rritur numrin e sulmeve në zemër dhe masën muskulore të zemrës. Dështimi i zemrës mund të jetë edhe akut kur ndodh për shkak të sëmundjes akute të zemrës, më së shpeshti gjatë sulmit në zemër.

Sëmundjet që dëmtojnë muskujt e zemrës çojnë në një gjendje të quajtur dështimi kongestiv kardiak.

Shkaqet për dështimin e zemrës më së shpeshti janë sëmundja koronare, infarkti miokardiak, sëmundje hipertenzive e zemrës, sidomos pacientë të cilët kanë tension jo të rregullt të gjakut, sëmundje të valvulave të zemrës, sëmundje kongjenitale të zemrës, inflamacion i muskulit të zemrës, kardiomiopat, personat me diabet.

Simptomat 

  • ndjesia e mungesës së ajrit;
  • dobësimi i përgjithshëm dhe lodhje e shpejtë;
  • ënjtja e këmbëve;
  • fryrje dhe siklet në stomak;
  • humbja e oreksit;
  • vështirësi në frymëmarrje e cila intensifikohet gjatë natës;
  • paaftësia e pacientit për të qëndruar i shtrirë, pasi që menjëherë shfaqet ndjesia e “urisë” për ajrin;
  • kollitje dhe sekret;
  • nevoja për urinim gjatë natës;
  • paraqitja e simptomave në formën e harresës dhe përgjumjes (për shkak të ushqyerjes së keqe të trurit).

Diagnoza konfirmohet pas marrjes së anamnezës dhe ekzaminimit fizik të pacientit dhe kryerja e ekzaminimeve të veçanta, si elektrokardiogram, echo të zemrës, koronarografia ose RTG të kraharorit.