Dhimbja në pjesë të caktuara të trupit mund të tregojë për probleme serioze shëndetësore

Nëse vëreni ndonjë nga këto shenja, atëherë mund të jetë koha për ekzaminim mjekësor, vetëm në këtë mënyrë do të shmangni problemet shëndetësore më serioze.

Dhimbjet në këmbë mund të jetë pasojë e ndonjë sëmundje të rëndë, prandaj është e nevojshme që të kërkoni ndihmë mjekësore. Megjithatë, a nuk është më mirë që të parandalohet në kohë?

Veshkat

Lëngu që rruhet në këmbë mund të jetë tregues i funksionit jo të mjaftueshëm të veshkave. Nëse keni sasi të madhe të lëngjeve në këmbë, atëherë shfaqet ënjtja sidomos në zonën e kyçeve.

Funksioni i venave

Nganjëherë gjaku ka probleme që të arrijë deri në të gjitha pjesët e trupit tonë, kështu që enët e gjakut dhe indet përreth mund të dëmtohen.

Probleme me shëndetin e zemrës

Barkushat e zemrës mund të mos e kenë forcën e mjaftueshme, për të pompuar gjakun nëpër trup ashtu siç duhet. Kjo do të thotë se këmbët shumë shpejt do të fillojnë t’ju ënjten, por mund të ndodh që të ketë edhe dhimbje në to, sepse gjaku dhe substancat tjera fillojnë që të grumbullohen aty.

Tromboza

Ënjtja serioze e këmbëve mund të tregojë trombozën, që është një problem serioz shëndetësor dhe duhet të trajtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Me rritjen e sasisë së lëngjeve në këmbë, krijohet ndjenja e peshës tek to.

Mëlçia

Me siguri mendoni se, asnjë mosfunksionim i mëlçisë mund të lidhet me gjendjen e këmbëve. Nëse vëreni se venat në këmbë janë si një rrjetë merimangash, si dhe ënjtje të shputave, kjo është si pasojë e zvogëlimit të qarkullimit të gjakut nga organet e brendshme dhe shpretka, si dhe organet tjera në bark. Ju mund të ndiheni edhe shumë të lodhur.

Gjëndra tiroide

Spazma e muskujve dhe këmbët e ftohta, zakonisht janë tregues i hipotiroidizmit.

Arterioskleroza

Nëse e keni këtë sëmundje, atëherë këmbët tuaja duken të zbehta. Kjo ndodh si rezultat i reduktimit të qarkullimit të gjakut jo vetëm tek shputat, por edhe në të gjithë trupin.