Dhimbje në dorë dhe shuplakë – këto simptoma menjëherë duhet të ja tregoni mjekut

Nëse reagoni në kohë ndaj dhimbjes së dorës, përveç se kujdeseni për shëndetin tuaj, me siguri do të shmangni edhe trajtimin kirurgjikal.

Çdo dhimbje është shenjë se diçka negative po ndodh në organizëm. Disa njerëz do të reagojnë menjëherë ndaj kësaj shenje dhe do të kërkojnë ndihmë, ndërsa të tjerët do të presin derisa dhimbja të bëhet e padurueshme.

E rëndësishme është të theksohet se shuplaka dhe dora janë pjesët më të ndjeshme të trupit. Kjo shpjegohet më së miri nga fakti se në krahasim me pjesët tjera të trupit, dora ka qindra marrës shqisorë ose receptorë. Përveç dorës, në pjesët e ndjeshme të trupit bën pjesë edhe bërryli. Ndoshta, të paktën një herë ju ka ndodhur që pa dashje të goditni bërrylin dhe e njihni dhimbjen që paraqitet. Tani e di edhe pse.


Shmangni kirurgjinë

Nëse reagoni në kohë ndaj dhimbjes së dorës, përveç se kujdeseni për shëndetin tuaj, me siguri do të shmangni edhe trajtimin kirurgjikal. Ekzistojnë disa metoda për trajtimin e dorës dhe shuplakës pa ndërhyrje kirurgjikale. Ato janë të zbatueshme dhe efektive, vetëm në situatat kur personi shkon tek specialist ortopedi në fillimin e sëmundjes.

Në vijim janë simptomat që duhet t’i raportoni menjëherë tek mjeku. Përndryshe, ka të ngjarë që ato do të lenë pasoja të shkurtra dhe të gjata, por ndoshta edhe të qëndrueshme në dorë dhe shuplakë.

Nuk ju dhemb shumë?

Nëse dhimbja paraqitet vazhdimisht, është e nevojshme të vizitoheni te mjeku. Barnat nuk janë një zgjidhje afatgjatë për dhimbjet. Përveç kësaj, jo të gjithë e kemi pragun e njejtë të tolerancës së dhimbjes. Sipas përvojës së mjekëve, personat që mund të durojnë dhimbjet, zakonisht shkojnë shumë vonë tek mjeku. Në këtë mënyrë, i zvogëlojnë shanset për t’u shëruar plotësisht.

Nuk jeni lënduar?

Pacientët shpesh shkojnë tek mjeku me fjalët: Nuk jam goditur, prandaj mendova se ishte diçka e përkohshme dhe se do të kalonte në vetvetiu. Shkak për këtë është se dhimbja shpesh mund të përsëritet për shkak të përsëritjes së shpeshtë të të njëjtit veprim manual. Shembujt më të zakonshëm të këtyre gjërave janë: shtypja e telefonit, puna me miun e kompjuterit, punët e shtëpisë, aktivitetet sportive etj.

Ju dhemb dora e majtë, andaj e përdorni të djathtën?

Edhe një fjali e zakonshme e pacientëve është: Kam shërbyer me dorën tjetër, derisa dhimbja në atë dorë nuk më kaloi. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndjesi shpimi gjilpërash, dhimbje, siklet, presion ose ndonjë simptomë tjetër, vendimi më i keq është që të pritni që dhimbja të kaloj vetvetiu. Edhe pse simptomat mund të zhduken përkohësisht, kjo nuk do të thotë se sëmundja është shëruar.

Keni harruar se keni pasur dhimbje?

Shfaqja e dhimbjes në distanca të caktuara kohore ndihmon i njerëzit ta harrojnë më lehtë atë. Ashtu siç kalon koha, ashtu veniten edhe kujtimet e dhimbjes. Problemi është se “dhimbja periodike” e tillë është më e rrezikshmja, pasiqë dëshmon se sëmundja nuk është shëruar. Tek pacientë e tillë të cilët, pavarësisht dhimbjes, shtyjnë ekzaminimin, zakonisht kirurgjia është terapia e mundshme.

Prandaj, ndaloni së injoruari çdo vështirësi që do të ndjeni në dorën ose shuplakën tuaj. Sëmundja zakonisht nuk kalon vetvetiu. Shmangni ndërhyrjet kirurgjikale, trajtoni problemet tuaja dhe kujdesuni për shëndetin tuaj.