Dhimbjet të cilat kurrë nuk duhet t’i injoroni (1)

Nëse dhimbjet ose mpirja ndikojnë gishtat (sidomos tek gishti i madh, gishti tregues dhe gishti i mesëm), pëllëmbë dhe nyje dhe përhapet në parakrah, mund të keni sindromin e tunelit të kyçit të dorës.

Dhimbja e cila sinjalizon gjendje të rrezikshme për jetën zakonisht është intensive, fillon papritmas dhe shoqërohet me një numër simptomash dhe shenjash të tjera.

Keni dhimbje koke papritmas

Nëse dhimbja ju lind papritmas dhe nëse, është vërtet e padurueshme dhe shoqërohet me të përziera dhe të vjella, marramendje ose me zhurmë në vesh, mund të bëhet fjalë për aneurizëm e cila shpesh është pasojë e mureve të dobëta arteriale. Nëse nuk trajtohet, mund të vijë deri te plasja e enëve të gjakut, ndërsa kjo gjë çon në goditje të mundshme, fatale të trurit ose gjakderdhje në tru.

Dhimbje tek dhëmbët derisa konsumoni pije të ftohta

Nëse smalti i dhëmbëve dëmtohet, kjo gjë mund të ekspozojë nervin brenda dhëmbit. Rezultat i kësaj është dhimbja e padurueshme, kur vjen në kontakt me diçka të ftohtë apo të nxehtë. Përveç ndjeshmërisë, nervi i ekspozuar gjithashtu çon në rrezikun e ndonjë infeksioni bakterial i cili mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Mos e shtyni vizitën për te dentisti.

Dhimbje në pëllëmbë, krah dhe parakrah

Nëse dhimbjet ose mpirja ndikojnë gishtat (sidomos tek gishti i madh, gishti tregues dhe gishti i mesëm), pëllëmbë dhe nyje dhe përhapet në parakrah, mund të keni sindromin e tunelit të kyçit të dorës. Nëse nuk mjekohet, muskujt e duarve mund të zvogëlohen,  madje mund të vijë deri tek humbja e funksionit.

Dhimbje të forta gjoksi (e cila përhapet)

Dhimbja në gjoks është një shenjë klasike e sulmit në zemër, shkaktuar nga mungesa e oksigjenit i cili prek zemrën. Dhimbja mund të lëviz në drejtim të nofullës, shpatullave ose qafës. Kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Dhimbje e shurdhët në mes të shpinës

Nëse dhimbja gradualisht përkeqësohet dhe shoqërohet me ethe dhe të përziera, është e mundur që të jetë infeksion në veshka. Kontaktoni mjekun sa më shpejt që të jetë e mundur, pasiqë infeksioni mund të shkaktojë dëme të përhershme të veshkave, helmimin e gjakut ose dështimin total të veshkave.