Shfaqjet e dhimbjeve dhe pagjumësisë, si dhe çrregullimet e tjera mendore, është e zakonshme madje edhe pesë vjet përpara se të diagnostikohet multiple skleroza, tregoi studim i ri. Konsultimi me mjekun për simptomat e përmendura, mund të ndihmojnë në diagnostifikimin e hershme dhe trajtimin e multiple sklerozës së shumëfishtë, si dhe reduktimin e efekteve të dëmshme të sëmundjes.
Rezultatet e studimit treguan se, fibromyalgia ishte tre herë më e zakonshme tek personat të cilët më vonë u diagnostikuan me sklerozë multiple. Sa i përket sindromit të zorrëve të irritueshme, ai ishte dy herë më i zakonshëm tek tek personta të cilët më vonë u diagnostifikuan me sklerozë multiple.
Personat tek të cilët më vonë zhvillohet skleroza multiple, janë më të prirur ndaj migrenës dhe çrregullimeve mendore si depresioni, ankthi dhe çrregullimi bipolar.
Mendohet se skleroza multiple mund të parashikohet me anë të simptomave të hershme, njejtë si sëmundja e Parkinsonit dhe sëmundja e Alzheimerit, shkruan “Multiple Sclerosis Journal”.