DHIMBJET E FYTYRËS- NEVRALGJIA TRIGEMINALE:ÇFARË E SHKAKTON SIMPTOMAT DHE TRAJTIMI

Nervi trigeminal është përgjegjës për transmetimin e ndjesive nga fytyra në tru dhe kur ky nerv preket, mund të shkaktojë dhimbje ekstreme në pjesë të ndryshme të fytyrës, si nofullën, faqet, sytë ose ballin.

Gjendja e nevralgjisë trigeminale, e njohur gjithashtu si dhimbja tik, është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga episode të forta të dhimbjes në pjesën e fytyrës.

Nervi trigeminal është përgjegjës për transmetimin e ndjesive nga fytyra në tru dhe kur ky nerv preket, mund të shkaktojë dhimbje ekstreme në pjesë të ndryshme të fytyrës, si nofullën, faqet, sytë ose ballin.

Dhimbja e nevralgjisë trigeminale është zakonisht e mprehtë dhe shkurtër në formë shpimi, por mund të jetë dhe mjaft intensive duke penguar në aktivitetet normale të përditshme. Sulmet e dhimbjes mund të shkaktohen nga stimuj të butë, si të folurit, ngrënia, larja e dhëmbëve dhe ndonjëherë ajri i ftohtë në fytyrë. Edhe aktivitetet e përditshme si buzëqeshja apo të folurit mund të shkaktojnë dhimbje të forta.

Simptomat e nevralgjisë trigeminale mund të ndryshojnë për nga intensiteti dhe frekuenca nga personi në person

Diagnoza e nevralgjisë trigeminale bazohet në përshkrimin e simptomave dhe përjashtimin e shkaqeve të tjera të mundshme të dhimbjes së fytyrës. Simptomat e nevralgjisë trigeminale shpesh përfshijnë episode të përsëritura të dhimbjes së fortë në fytyrë. Trajtimi mund të përfshijë medikamente lehtësuese të dhimbjes, të tilla si antikonvulsantët ose qetësuesit e dhimbjes, si dhe terapi fizikale, injeksione anestezike ose kirurgji në rastet më të rënda.

Cilat janë simptomat e nevralgjisë trigeminale?

Simptomat e nevralgjisë trigeminale shpesh përfshijnë episode të përsëritura të dhimbjes së fortë në fytyrë. Këto episode mund të zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta dhe zakonisht janë të pjesshme, domethënë prekin vetëm njërën anë të fytyrës. Simptomat më të zakonshme janë:

  • Dhimbje e papritur dhe e fortë në fytyrë: Dhimbja shpesh përshkruhet si një ndjesi shpimi, korent ose djegieje. Mund të shkaktohet nga aktivitetet e përditshme si ngrënia, të folurit, rruajtja, apo edhe stimuj të butë si freskimi fytyrës ose kontakti me lëkurën.
  • Sulmet paroksizmale të dhimbjes: episodet e dhimbjes janë zakonisht të shkurtra, por intensive, me një ndjesi goditjeje elektrike në fytyrë. Ato mund të ndodhin spontanisht ose mund të shkaktohen nga stimuj specifikë, të njohur si “shkaktues”, të cilët mund të ndryshojnë nga personi në person.
  • Episodet e përsëritura – mund të zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta.
  • Zona e shfaqjes në fytyrë në një ose më shumë zona të fytyrës, si balli, nofulla, syri ose faqe.
  • Periudhat e lehtësimit të dhimbjes në disa raste, episodet e dhimbjes mund të ndodhin në mënyrë alternative, me periudha lehtësimi të plotë. Megjithatë, kohëzgjatja e këtyre periudhave mund të ndryshojë, por jo të gjithë pacientët përjetojnë lehtësim apo reduktim të dhimbjes.

Është e rëndësishme të theksohet se simptomat e nevralgjisë trigeminale mund të ndryshojnë në intensitet dhe frekuencë nga personi në person.

Simptomat e nevralgjisë trigeminale shpesh përfshijnë episode të përsëritura të dhimbjes së fortë në fytyrë. Këto episode mund të zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta dhe zakonisht janë të pjesshme, domethënë prekin vetëm njërën anë të fytyrës.

Si diagonistohet dhe si trajtohet?

Diagnoza e nevralgjisë trigeminale bazohet në përshkrimin e simptomave dhe përjashtimin e shkaqeve të tjera të mundshme të dhimbjes së fytyrës. Trajtimi mund të përfshijë medikamente lehtësuese të dhimbjes, të tilla si antikonvulsantët ose qetësuesit e dhimbjes, si dhe terapi fizikale, injeksione anestezike ose kirurgji në rastet më të rënda.

Për më shumë informacione, konsultohuni me ekipin e mjekëve nga klinika “Zhan Mitrev” duke caktuar një termin në numrin 02 3091 484.

Përktheu dhe përshtati:S.N