Dhimbjet në fyt – simptomë e hershme e kancerit të gjëndrës tiroide

Gjithashtu, fryrjet e qafës (gungat) të cilat mund të jenë të dhimbshme, me kalimin e kohës rriten dhe mund t'i lëvizni me gishta.

Profesionistët kanë zbuluar se dhimbja në fyt e cila nuk kalon edhe pas tre javësh, mund të jetë simptomë e kancerit të gjëndrës tiroide.

Karcinoma e gjëndrës tiroide kryesisht parqitet tek njerëzit e moshës 30 deri 60 vjeçare, mirëpo gratë preken më shpesh nga kjo sëmundje, sesa meshkujt. Gjëndja tiroide e rregullon procesin e përdorimit të energjisë së trupit dhe funksionimi i saj i duhur është i nevojshëm për shëndetin e të gjithë organizmit, por kur qelizat e saj të fillojnë të rriten në mënyrë jonormale, vjen deri tek sëmundja.

Një nga simptomat kryesore të kancerit të gjëndrës tiroide është dhimbja e fytit e cila zgjat për një kohë dhe nuk mund të shërohet.

Gjithashtu, fryrjet e qafës (gungat) të cilat mund të jenë të dhimbshme, me kalimin e kohës rriten dhe mund t’i lëvizni me gishta.

Simptoma të tjera të kancerit të gjëndrës tiroide janë gjëndrat e ënjtura të qafës, dhimbjet e qafës, vështirësi gjatë gëlltitjes dhe frymëmarrjes, mutacioni i zërit për më shumë se tre javë dhe diarre.

Gjatë këtyre simptomave, është i nevojshëm konsultimi emergjent mjekësor për ekzaminimet të mëtejshme.