Dhimbjet të cilat kurrë nuk duhet t’i injoroni (2)

Nëse keni edhe ethe, të përziera ose të vjella, mund të keni inflamacion të zorrës qorre. Pëcitja mund të çojë në probleme serioze.

Dhimbja e cila sinjalizon gjendje të rrezikshme për jetën zakonisht është intensive, fillon papritmas dhe shoqërohet me një numër simptomash dhe shenjash të tjera.

Dhimbja e cila fillon në pjesën e poshtme të shpinës dhe përhapet në këmbë

Kjo lloj dhimbje zakonisht është shenjë e ishiasit, ndërsa është shkaktuar nga lëndimi ose presioni në nerv. Bisedoni me mjekun në lidhje me dhimbjen dhe mundësitë e mjekimit.

Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut

Nëse keni edhe ethe, të përziera ose të vjella, mund të keni inflamacion të zorrës qorre. Pëcitja mund të çojë në probleme serioze.

Dhimbje në legen ose në bark

Dhimbjet menstruale janë normale dhe mjaft të zakonshme për shumë gra. Por nëse ata përkeqësohen dhe nuk kalojnë, ndoshta bëhet fjalë për endometriozë, gjendje në të cilën indi i cili duhet të rritet në mitër, fillon të rritet jashtë sajë. Nëse kjo gjendje nuk mjekohet, mund të çojë në shterpësi.

Dhimbje dhe ngërçe të këmbëve

Nëse dhimbja shoqërohet me skuqje, nxehtësi dhe ënjtje, mund të bëhet fjalë për mpiksje gjaku, domethënë trombozë venoze. Mos e masazhoni pjesën ku keni dhimbje, pasiqë kjo mund të bëj që trombi të arrij në zemër ose në mushkëri.

 

Vazhdimisht keni ndjesi shpimi gjilpërash në shputa

Nëse shkaku i dhimbjes nuk është ndonjë aktivitet i vështirë me të cilin jeni marrë ose ndonjë lloj shtrirje, por është shfaqur pa ndonjë arsye dhe nuk kalon, por përveç ndjesisë së shpimeve ndjeni që edhe shputat ju digjen ose sikur t’ju shpojnë gjilpërat, ndoshta ka të bëjë me dëmtimin e nervave të shkaktuar nga diabeti. Kjo gjithashtu mund të shkaktojë edhe humbje të plotë të ndjesisë në këmbë.