Dhjetë shprehi të përditshme me të cilat po shkatërrojmë trurin tonë pa i hetuar fare

Rreziku i demencës: Dhjetë shprehi të përditshme me të cilat po shkatërrojmë trurin tonë pa i hetuar fare. Mirëmbajtja e materieve gri në formë të mirë do të zvogëlojë rrezikun e demencës dhe sëmundjes së Alzhaimerit. Por, ndoshta ju mund të mos jeni të vetëdijshëm se disa nga rutinat e juaja të përditshme mund të kenë një efekt shumë të dëmshëm për trurin tuaj

Rreziku i demencës: Dhjetë shprehi të përditshme me të cilat po shkatërrojmë trurin tonë pa i hetuar fare. Mirëmbajtja e materieve gri në formë të mirë do të zvogëlojë rrezikun e demencës dhe sëmundjes së Alzhaimerit. Por, ndoshta ju mund të mos jeni të vetëdijshëm se disa nga rutinat e juaja të përditshme mund të kenë një efekt shumë të dëmshëm për trurin tuaj.

Truri është organi më kompleks në trup që kontrollon pothuajse gjithçka që bëjmë. Megjithatë, jo gjithmonë i kushtojmë vëmendjen që meriton. Një tru i shëndetshëm është jetik për zgjidhjen e problemeve, kujtesën, funksionin kognitiv dhe cilësinë e jetës edhe në pleqëri.

Çfarë mund të bëni për ta mbajtur trurin tuaj të mprehtë dhe funksional për aq kohë sa të jetë e mundur.

Profesor Hana Burianova

Jeni shndërruar në një kolltuk?

Qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës nuk është i mirë për trupin apo trurin. Hana Burianova, një profesoreshë e neuroshkencës, këshillon që të ndahen të paktën 30 minuta për ushtrime të lehta deri në mesatare ose 15 minuta për ushtrime me intensitet të lartë çdo ditë.

“Sa herë që ushtroni, krijohen qeliza të reja të trurit, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të jeni vazhdimisht në lëvizje. Kur jeni aktiv, rrahjet e zemrës suaj rriten dhe truri juaj merr më shumë oksigjen. Përveç kësaj, aktiviteti fizik ndihmon në sekretimin e hormoneve dhe krijimin e një mjedisi perfekt për rritjen e qelizave të reja të trurit”, shpjegon Burianova, duke theksuar se vrapimi, noti, trajnimi HIIT (High Intensity Interval Training), çiklizmi dhe ecja janë aktivitete veçanërisht të rëndësishme.

“Kombinimi i stërvitjeve aerobike në baza javore do t’ju ndihmojë të ruani shëndetin optimal të trurit.

Të varur nga ushqimi i pa shëndetshëm?

Shmangni ushqimet e shpejta! Prof. Burianova paralajmëron se ushqimi ultra i përpunuar, ushqimi i pasur me sheqer, yndyra të dëmshme dhe substanca të tjera të dëmshme mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin e trurit. Kjo përfshin mish të përpunuar si proshutë dhe salsiçe, ushqime të kripura dhe ushqime me sheqer si ëmbëlsira, biskota, pije të gazuara.

“Ushqimi i tillë është i pasur me kripë, e cila rrit presionin e gjakut. Hulumtimet kanë treguar se presioni i lartë i gjakut në moshën e mesme mund të rrisë rrezikun e demencës më vonë në jetë. Një konsum i lartë i sheqernave të rafinuara mund të nxisë zhvillimin e ndezjes dhe stresit oksidativ, të cilat të dyja mund të dëmtojnë qelizat e trurit. “Sheqeri i rafinuar mund të ndikojë gjithashtu në rregullimin e insulinës dhe të shkaktojë një çekuilibër të sheqerit që mund të ketë pasoja negative në humor dhe aftësinë për t’u përqendruar”, thotë Burianova, duke këshilluar dietën mesdhetare si zgjidhjen më të mirë sepse është një dietë e pasur me fruta dhe perime, vaj ulliri, arra, bishtajore dhe peshk yndyror dhe si i tillë është miku më i mirë i trurit.

Klubi i të Vetmuarve

Mungesa e kontaktit njerëzor, veçanërisht vetmia kronike, mund të shkaktojë dëme të mëdha në tru. Prof. Burianova thotë se kjo është shumë problematike për sistemin nervor, i cili do të ngadalësohet nëse nuk ka stimuj të rinj dhe nëse nuk kemi ndonjë ndërveprim me njerëz apo kafshë të tjera.

“Vetmia është e rrezikshme sepse mund të çojë në zhvillimin e ankthit dhe/ose depresionit. Prandaj përpiquni të komunikoni me të tjerët, qoftë edhe rastësisht, çdo ditë. Thirrni numrin e telefonit të dikujt dhe flisni ose koridonohuni që të rini më shumë me miqtë tuaj”, këshillon Burianova.

Mënyrë jetese afatgjate me shumë detyra

A ndiheni sikur po përpiqeni vazhdimisht të bëni një sërë detyrash dhe nuk mund të përqendroheni në asnjërën prej tyre?

“Një mënyrë jetese afatgjatë me shumë detyra mund të çojë në të menduarit e fragmentuar, aftësi të dëmtuar të arsyetimit, përqendrim dhe kujtesë të dobët, lodhje, ankth dhe stres, të cilat në fund të fundit çojnë në një tru më të dobët.” Nëse jeni të mbingarkuar me përgjegjësi në shtëpi dhe në punë, shkruani një listë të detyrave që duhet të bëni dhe përqendrohuni në një nga një. Kaloni në detyrën tjetër vetëm kur të përfundoni atë të mëparshmen”, këshillon Burianova.

Dashuri për një gotë

Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dëmtojë shëndetin në përgjithësi. Prof. Burianova thotë se ekziston një konsensus se konsumimi i tepërt dhe i rregullt i alkoolit ka një ndikim serioz negativ në tru.

“Demenca e lidhur me alkoolin është një gjendje në të cilën dëmtimi i trurit mund të çojë në probleme me humorin, kujtesën, ekuilibrin dhe ndjeshmërinë. Nuk është e pazakontë që personat me delirium të shtrohen në spital pas ndërprerjes së alkoolit”, paralajmëron Burianova, duke theksuar se kjo gjendje prek vetëm ata që pinë shumë dhe se mund të mbahet nën kontroll me ndihmën e barnave dhe psikoterapisë.

Ndiheni të shterur?

A keni dikë në jetën tuaj që ju thith gjithë energjinë? A ju manipulon apo po përpiqet t’ju kontrollojë emocionalisht? Nëse po, ndoshta duhet të distancoheni nga ai person për hir të trurit tuaj.

“Mungesa e mbështetjes nga ata përreth nesh dhe një mjedis toksik, si ata që ne i quajmë vampirë emocionalë, kanë një efekt shkatërrues në tru. Kjo mund të çojë në stres dhe ankth kronik, depresion, dëshpërim, gjendje negative mendore, mungesë fleksibiliteti mendor, plakje më të shpejtë dhe tendencë për rraskapitje dhe zhvillim të sëmundjeve autoimune”, thotë Burianova.

“Truri përpunon dhe kontrollon shqisat tona, duke përfshirë dëgjimin. I gjithë informacioni akustik vjen në tru, ku interpretohet, kështu që nëse dëmtojmë qelizat tona dëgjimore në veshin e brendshëm me muzikë të vazhdueshme me zë të lartë, asnjë informacion nuk do të dërgohet në tru dhe shurdhimi mund të zhvillohet”, thekson Burianova.

Po lundroni vazhdimisht në celular dhe laptop?

Gjëja më e keqe që mund të bëni për trurin tuaj në mëngjes është të merrni celularin ose laptopin dhe të filloni të kontrolloni mesazhet tuaja.

“Truri bëhet reaktiv dhe i përshtatur ndaj ngjarjeve stresuese dhe negativitetit, qoftë lajmi i keq i ditës apo lufta në Evropë. Lëreni mendjen tuaj të zgjohet pa teknologji. “Pini një gotë ujë, bëni dush dhe hani mëngjes para se të shikoni telefonin tuaj”, këshillon Prof. Burianova.

burimi: https://cai.centre.uq.edu.au/profile/106/hana-burianov%C3%A1

https://radiosarajevo.ba/magazin/zivot-i-stil/riskiramo-demenciju-10-svakodnevnih-navika-kojima-unistavamo-svoj-mozak-a-toga-nismo-ni-svjesni/488219?fbclid=IwAR2Jqe3VzvCtGBqD-yLdB1HkPKT4NU-1vaiARvZulLqrENwIkutGeVBCeZ8

Përktheu dhe përshtati:S.N