Përkundër rritjes së shkallës së mbijetesës për shumë lloje të kancerit, diagnostifikimi i kancerit mund të jetë akoma shumë shqetësues për pacientët dhe mund të rrisë rrezikun e vetëvrasjes, tregon një studim i ri.
Hulumtimi analizoi të dhënat e 4.7 milionë pacientëve britanikë të diagnostikuar me kancer në periudhën nga viti 1995 deri në vitin 2015. U zbulua se rreziku i vetëvrasjes ishte 20% më i lartë tek pacientët me kancer, se sa tek popullata e përgjithshme. Duhet të theksohet se rreziku i vetëvrasjes ishte më i larti në gjashtë muajt e parë pas diagnostikimit të kancerit.
Rreziku i kryerjes së vetëvrasjeve ishte më i madh tek pacientët që vuanin nga kanceri pankreatik, kanceri i lukthit, mushkërive dhe ezofagut.
Supozohet se, në rritjen e rrezikut të kryerjes së vetëvrasjes kontribuon frika e pacientëve nga vdekja ose vuajtjet nga efektet anësore ose ndryshimet në cilësinë e jetës së tyre.
Përndryshe, dihet se disa pacientë me kancer mund të bëhen më depresiv ose të ndjejnë ankth, si reaksion psikologjik ndaj diagnozës, trajtimit, përsëritjes, fundit të jetës ose mbijetesës.