Një ekip mjekësh nga SHBA-të në partneritet me specialistët e ushqimit kanë vërtetuar se, dieta ketogjene është mënyra ideale për të humbur shpejt peshë dhe për të ruajtur shëndetin e gjithë organizmit, njoftoi Business Insider. Përveç kësaj, ushqimi ketogjenik konsiderohet si një nga mënyrat më efektive për të luftuar plakjen, e forcon shëndetin e kockave dhe e mban trurin në një gjendje të vigjilencës së lartë për të zgjidhur problemet komplekse.
Ushqimet e rekomanduara dhe të ndaluara gjatë të ushqyerit ketogjenik
Gjatë dietës ketogjenike, ju mund t’i përfshini ushqimet e mëposhtme:
- Mish qengji, viçi dhe mish pule;
- Vezë, peshk dhe ushqime deti;
- Djathë me yndyrë të plotë dhe gjizë;
- Peshk i bardhë dhe fileto peshku;
- Vajra vegjetale me presion të ftohtë – vaj ulliri, ullinj;
- Vaj kokosi;
- Avokado, frutat të thata;
- Kungull, shparg, tranguj.
Jo më pak e rëndësishme është që gjatë dietës ketogjenike të shmangni përdorimin e ushqimeve në vijim:
- Bishtajore;
- Drithëra;
- Patate dhe produkte të tjera të niseshtesë;
- Ushqime të përpunuara dhe të rafinuara;
- Produktet me ëmbëlsues artificial;
- Qumësht i freskët, jogurt dhe kos.
Shkencëtarët kanë zbuluar se dieta ketogjenike i ndihmon njerëzit që të ndërtojnë regjim personal të të ushqyerit, për të përmirësuar performancën e të gjithë organeve të brendshme, të cilat janë përgjegjëse për tretjen dhe aktivitetin kardiovaskular, gjë që zvogëlon rrezikun e çrregullimeve serioze të trurit siç është: sëmundja e Alzheimerit ose çmenduria.