Dietat e këqija janë më të rrezikshme se cigaret

Dietat e keqija janë shpallur si "më të rrezikshme se pirja e duhanit", së bashku me verën, si dhe jetën joaktive ose mënyrën e të qëndruarit ulur të jetesës.

“Një në pesë vdekje në vit ose gjithsej 11 milion në mbarë botën, janë si pasojë e kequshqyerjes”, raporton New York Post.

Në një studim të fundit është zbuluar se sëmundjet e tilla si kanceri dhe diabeti zakonisht janë të lidhura me zakonet e këqija të të ushqyerit, si dhe dietat e gabuara që mund të jenë të dëmshme për prganizmin.

Vendet me numrin më të vogël të vdekjeve kur bëhet fjalë për zakonet e të ushqyerit, sipas rezultateve të këtij studimi, janë ato që ndjekin dietën mesdhetare, siç është për shembull Spanja. Kjo për shkak se ky vend është i pasur me produkte të tilla si, vaji i ullirit, duke e bërë kështu atë vendin më të shëndetshëm, sipas Indeksit të Bloomberg për vende të shëndetshme për vitin 2019.

Një e dhënë tjetër interesante nga hulumtimi është fakti se zgjedhja e ushqimit të keq në listë i ka tejkaluar cigaret, që ndryshe konsiderohen se janë armik i madh i shëndetit të njeriut.