Pesë grupe antibiotikësh të cilat shpesh përshkruhen në receta, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka, tregoi një studim i ri. Rreziku në rritje ishte i pranishëm si rezultat i dhënies së antibiotikëve tre deri në pesë vjet, ndërsa rreziku ishte më i lartë tre deri në gjashtë muaj pas përdorimit të tyre. Fëmijët ishin në rrezik më të madh për zhvillimin e gurëve në veshka.
Pesë grupet e antibiotikëve të cilët lidhen me rrezikun e gurëve në veshka janë: sulfonamide, cefalosporina, fluorokinolone, nitrofurantoin / metenamin dhe penicilina me spektër të gjerë. Tek grupet tjera të antibiotikëve, ky rreziku nuk është vërejtur.
Konsiderohet se nuk duhet të ndërpritet marrja e këtyre antibiotikëve, pasiqë përfitimet e tyre i tejkalojnë dëmet e mundshme. Rezultatet e këtij studimi po ashtu theksojnë rëndësinë dhe qëllimin e përdorimit të antibiotikëve. Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për efektet e dëmshme të mundshme të antibiotikëve dhe të përpiqen të kontrollojnë përdorimin e tyre.
Duhet të theksohet se sipas mendimit të disa ekspertëve, asgjësimi i mikrobiomave të zorrëve dhe traktit urinar me antibiotikë, mund të shkaktojë gurë në veshka, shkruan “Journal of the American Society of Nephrology”.