Shkruan: Aleksandra Stojanovska/saska@panacea.mk
Dita Botërore e Sëmundjes së Alzheimerit shënohet çdo vit më 21 shtator me qëllimin që të rritet ndërgjegjësimi mbi sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen pacientët me këtë sëmundje, por edhe familjet e tyre.
Ngjarja bën thirrje për përpjekje intensive për të përmirësuar kujdesin shëndetësor dhe mbështetjen për pacientët dhe familjet e tyre. Sipas Shoqatës së Alzheimerit, rreth 46 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me sëmundjen e demencës. Deri në vitin 2050, do të preken më shumë se 13 150 000 njerëz (në botë demencia zhvillohet tek një person në çdo tre sekonda).
Për këtë sëmundje, e cila është forma më e zakonshme e demencës dhe në fakt nuk është pjesë normale e plakjes, për mënyrën e njohjes dhe atë që përfaqëson, ne biseduam me Dr. Milço Demerxhiev, specialist i neurologjisë.
Sëmundja e Alzheimerit dhe pas kaq shumë vite pas caktimit të parë të diagnozës, paraqet enigmë për mjekësinë bashkëkohore. Çfarë është në të vërtetë kjo sëmundje?
Dr. Demerxhiev: Përshkrimi i parë është dhënë nga Alois Alzheimer në vitin 1907. Kjo është sëmundja më e zakonshme dhe degjeneruese e trurit. Në fazat e avancuara të sëmundjes, monitorohet atrofia e theksuar e trurit dhe pesha e tij zvogëlohet për 20% ose më shumë. Zonat e njësive të depozituara të TAU-proteinave ndiqet në mikroskop. Qendra e këtyre njësive përbëhet nga amiloidi.
Degjenerimi domethënë zhdukja e qelizave nervore, çon edhe në çekuilibrimin e neurotransmetuesve në tru.
Studimi më i fundit i kësaj sëmundje vërteton se sëmundja nuk ka të bëj vetëm me kujtesën, por edhe me simptomën e saj të parë që është problemi i gjëndjes në hapësirë. Cilat janë simptomat e sëmundjes së Alzheimerit dhe si mund të kuptohet?
Dr. Demerxhiev: Në mikroskop elektronik, në një përqindje e vogël e pacientëve me demencë has në një humbje të caktuar të neuroneve, por edhe të ashtuquajturat trupat Lewy në koren e trurit, e cila është bazë histopatologjike e sëmundjes së Parkinsonit.
SIMPTOMA KRYESORE – zhvillimi i harresës progresive.
Ngjarjet e vogla të përditshme harrohen. Emrat e përdorur shpesh është më e vështirë që të përdoren më. Fjalët që përdoren rrallë, fshihen tërësisht nga kujtesa. Vështirë e kujtojnë vendndodhjen e objekteve. Harrojnë ngjarjet e planifikuara dhe kështu me radhë. Kthehen në të njëjtat tema ose temat e diskutuara para pak kohësh. Në fazat e mëvonshme, humbasin rutinat e përditshme, të folurit përkeqësohet, numri i fjalëve bëhet gjithnjë më i vogël. Ndryshon dorëshkrimi, por edhe më e vështirë është që të shkruhet një tekst. Pas shumë vitesh, të folurit bëhet pothuajse i pakuptueshëm, pasiqë nuk mund të përdoret numri i duhur i fjalëve, përsëritet e njëjta frazë ose fjalë (echolalia). Nuk mund të kryhen operacionet kryesore matematikore. Vizualisht – orientimi hapësinor dalëngadalë humbet plotësisht…
Si rrjedh sëmundja, sa faza ekzistojnë?
Dr. Demerxhiev: Kohëve të fundit, ndarja e sëmundjes në 3,5 ose 7 faza klinike është shumë moderne, të cilat lidhen me shkallën para klinike deri tek ai më i rëndë i demencës, por në praktikë është shumë e vështirë të vendoset një kufi midis fazave të caktuara. Faza në të cilën vendoset pacienti varet nga modeli që keni zgjedhur (atë me 3, 5 ose 7 faza).
Fillimi i sëmundjes është shumë i fshehtë dhe gradual, kështu që as pacienti, as mjedisi më i afërt nuk mund të përcaktojnë fillimin e saktë të simptomave. Zakonisht shkallën e pazakontë të konfuzionit e lidhin me temperaturën e lartë, kirurgji (anestezi), lëndimi i lehtë i kokës, marrja e ndonjë ilaçi të ri… Shumë pacientë fillimisht ankohen për marramendje të lehta, dhimbje koke, trullosje…
Çfarë tjetër përveç harresës, është e pranishme tek një pacient me sëmundjen e Alzheimerit?
Dr. Demerxhiev: Në thelb ekzistojnë të paktën katër mangësi funksionale të cila mund të sugjerojnë fillimin e Alzheimerit.
- Amnezia – mungesa e kujtesës, kryesisht kujtesa e episodeve autobiografike me funksione të tjera njohëse të ruajtura. Kështu që memoria momentale mund të ruhet, ndërsa memoria e ngjarjeve të mëparshme mund të jetë dëmtuar (qofshin ngjarje para një afati të shkurtër ose të gjatë kohor).
- Dysnomia – të harruarit e fjalëve, sidomos emrat.
- Humbja e orientimit vizual dhe hapësinor.
- Paranoja dhe ndryshimi i personalitetit (sjellje e çuditshme)
- Mosfunksionimi ekzekutiv – nuk mund të planifikojë rradhitjen e ngjarjeve, nuk mund të ndjekë urdhra dhe biseda të komplikuara.
Nëse, pas një periudhe të gjatë kohore nuk ndiqet përkeqësim i shenjave të lartëpërmenduar, vihet në dyshim diagnoza e sëmundjes se Alzheimerit.
Çfarë nënkupton trajtimi i kësaj sëmundjeje dhe si diagnostikohet?
Dr. Demerxhiev: Diagnostifikimi gjithmonë fillon me një anamnezë të mirë (ekzaminim) të pacientit dhe mjedisit më të afërt, ekzaminim i mirë somatik dhe neurologjik me qëllim që të përjashtohen gjendjet tjera të cilat mund të tregojnë imazhe të demencës.
Bateri nga testet psikologjike (disa janë shumë të thjeshta dhe si shqyrtim mund të përdoren edhe në ambulanta amë)
Për diagnostifikim më të saktë në fazat e hershme, më të dobishme janë skanimet PET (positron emission tomography) dhe SPECT (single photon emission compound tomography), meqenëse markerët e rinj që përdoren (sidomos për PET skanimin) lidhen me TAU proteinat dhe amiloidet, kështu që me to mund të ndiqet rrjedha e sëmundjes. Në fazat e mëvonshme, ndryshime të caktuara ndiqen me KTM dhe MRI (rezonancë magnetike). Në institucionet më të sofistikuara dhe të specializuara, përcaktohen biomarkerë edhe në lëngun cerebrospinal dhe lidhjen e tyre.
Për fat të keq, diagnozën definitive ende e marrim nga tavolina e autopsisë.
Së pari, duhet të mendohet për diagnozë definitive, të përjashtohen gjendjet që mund të trajtohen por shkojnë me shkojnë me pamje të demencësi (hydrocephalus, hematoma kronike subdurale, gjendje imunodeficiente, encefaliti paraneoplastik dhe autoimun, mangësitë ushqyese, helmimi kronik, gjendje të shumta të infarktit, çrregullime endokrine dhe metabolike, dëmtime kronike të mëlçisë…)
Sot përdoren agonistë kolinergikë dhe inhibitorët e kolinesterazës (donepezil), antagonistë glutamine (memantine), por efekti i tyre shihet vetëm në fazat fillestare dhe të moderuara të sëmundjes, gjë që u mundëson pacientëve të vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë të pavarur për 6 deri në 12 muajt e ardhshëm. Tek pacientët agresiv, paranoik, gjithashtu jepen edhe antipsikotikë. Sidoqoftë, trajtimi i të gjitha sëmundjeve të tjera shoqëruese shkon në bazë të rekomandimeve për trajtimin e gjendjeve të tilla.
Përpjekjet më të fundit janë bërë me antitrupa monoklonalë, përpjekje me vaksinat kundër amiloideve, por akoma pa rezultate të dukshme (megjithëse disa inkurajues që kanë ulur ndjeshëm pllakat amiloide, vaksina ka shkaktuar encefalit autoimun).
A ekziston ndonjë parandalim për sëmundjen e Alzheimerit?
Dr. Demerxhiev: Megjithëse nuk ka norma dhe rregulla strikte për të parandaluar sëmundjen, rekomandohen programet parandaluese për stresin, marrja e ushqimeve të papërpunuara, marrja e sasive të caktuara të vitaminave dhe shtojcave, reduktimi i marrjes së sheqernave, edukimi mbi njohjen e simptomave të para të sëmundjes, në mënyrë që të mund të veprohet në kohë dhe të ngadalësohet rrjedha e sëmundjes…