Hulumtimet e kryera në Finlandë tregojnë se njerëzit që i vizitojnë saunat kanë më pak shanse të zhvillojnë sëmundjet e zemrës. Vizitat e saunës 4 deri 7 herë në javë mund të zvogëlojnë për gjysmën rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.
Por, para se të shkoni në sauna, është e nevojshme që të konsultoheni me mjekun, sepse jo të gjithë nuk mund të reagojnë në të njëjtën mënyrë ndaj këtij rekreacioni. Këshillat e mjekut do t’ju ndihmojë që të përfitoni nga sauna në mënyrën më të mirë të mundshme.
Hulumtimi në të cilin morrën pjesë 2 315 meshkuj midis moshës 42 dhe 60 vjeçare, tregoi se ata që shkonin dy deri tre herë në javë në saunë, e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 23%.
Që nga kohët e lashta, është e njohur se djersitja dhe thithja e nxehtësisë, ndikon pozitivisht mbi organizmin dhe e përmirëson gjendjen psikofizike. Sauna i relakson muskujt, përmirëson qarkullimin dhe stimulon prodhimin e hormoneve të kënaqësisë.
Përmes djersitjes, nxirren jashtë substancat e dëmshme nga trupi, lëkura dhe pastrohen organet e brendshme, por stresi zvogëlohet dhe gjumi përmirësohet.