Djersitja gjatë natës është individuale dhe gjithkush duhet të filloj nga vetja, prandaj fillimisht mendoni për faktorët bazë – sa jeni të stresuar, a është dhoma juaj shumë e nxehtë, çfarë lloj dysheku keni?!
Dysheku – problem është nxehja e tepërt e dyshekut për shkak të materialeve të dobëta të përpunimit ose të ashtuquajturës shkume poliuretani. Është e lirë si material që përdoret për prodhim, por është e vështirë të flesh në të.
Temperatura e trupit – dhoma e nxehtë dhe mbulesat e rënda janë shkaktarët më të zakonshëm të djersitjeve gjatë natës, kështu që rekomandohen pizhame të rehatshme dhe jo më shumë se një mbulesë. Mos e teproni me ngrohjen, është më e shëndetshme të flini në një dhomë më të freskët.
Ilaçet – disa ilaçe shkaktojnë djersitje, kështu që kontrolloni të gjitha efektet anësore.
Alkooli – konsumi i alkoolit para gjumit mund të çojë në djersitje, kështu që shmangni alkoolin disa orë para gjumit.
Kur duhet të shqetësoheni?
Gjumi i mirë është thelbësor për shëndetin dhe cilësinë e jetës, nëse vëreni se po djersiteni shumë dhe për këtë nuk keni asnjë shpjegim, kërkoni këshilla nga mjeku. Sidomos nëse shoqërohet edhe me simptoma të tjera. Gjithashtu, shkoni për vizitë te mjeku nëse djersitja fillon papritmas, nuk ka të bëj me humbjen e peshës ose temperaturën, ose është vetëm në njërën anë të trupit. Po, disa shkaktarë mund të jenë të rrezikshëm.