Psikologët pohojnë se shumë prindër priren të nënvlerësojnë vlefshmërinë e fjalëve të folura. Shpesh kur jemi të trishtuar, të zemëruar ose të lodhur, dimë t’i themi diçka një fëmije që mund ta lëndojë atë ose të ndikojë në vetëvlerësimin e tij. Ekzistojnë edhe disa fraza me të cilat prindërit padashur minojnë autoritetin e tyre me fëmijët, raporton “Psychology Today”.
Psikologët shpjegojnë se nëse nuk kemi autoritet të mjaftueshëm, fëmija nuk do të na bindet kurë dhe kjo është vërtet e rëndësishme dhe e nevojshme. Kjo mund ta lëndojë vërtet sepse ai ende nuk e njeh të drejtën nga e gabuara, të paktën jo kur bëhet fjalë për një fëmijë të vogël.
Disa fraza të caktuara që ne i përsërisim shpesh si prindër mund të minojnë autoritetin tonë përpara fëmijës dhe për këtë arsye fëmija do të na dëgjojë dhe na respektojë më pak. Një prej tyre përdoret shpesh nga shumica dërrmuese e prindërve dhe ja për cilën fjali bëhet fjalë.
Do ti tregojë mamit/babit
Kjo është një frazë që shumë prindër e përdorin shpesh kur fëmija i tyre nuk dëshiron t’i dëgjojë ose sillet keq. Psikologët shpjegojnë se me këtë fjali prindi i bën të ditur fëmijës se nuk di të pozicionohet në mënyrën e duhur, pra të luftojë në mënyrë të pavarur për atë që pret nga fëmija.
Në një farë mënyre, me këtë qasje, fëmija humb respektin për prindin, duke besuar se nuk është në gjendje ta zgjidhë vetë situatën. Si pasojë, autoriteti i prindit dëmtohet përgjithmonë dhe ka shumë mundësi që fëmija të mos e dëgjojë në të ardhmen.