Dobësohuni përmes lojës: 30 minuta rotullim me ‘hula hoop’ dhe ju do të harxhoni 500 kalori

Stërvitja në natyrë është padyshim opsion shumë më i mirë sesa stërvitja në ambiente të mbyllura, pasiqë trupi merr më shumë oksigjen dhe vitaminë D për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, ndërsa u rekomandohet sidomos atyre që vuajnë nga depresioni ose që luftojnë me fluksin e përditshëm të nervozizmit.

Stërvitja në natyrë është dy herë më efektive sesa stërvitja në ambientet e  brendshme, pasiqë natyra dhe gjelbërimi ndikojnë pozitivisht në tru dhe e ulin nivelin e stresit dhe u ndihmojnë atyre që kanë probleme me gjumin. Përveçse ka ndikim pozitiv në shëndetin mendor, ushtrimi në ajër të pastër është mjaft praktik, mund të ushtroni gjithmonë dhe kudo, madje edhe kur jeni me pushime.

Për shembull, volejbolli në rërë është i mrekullueshëm për muskujt dhe tendinat e thembrave të cilat janë të mbyllura gjatë gjithë vitit në këpucë. Veç kësaj gjithashtu është i shkëlqyer për mbajtjen e trupit në formë dhe hapjen e kraharorit. Hedhja e diskut është sport interesant i cili është i mrekullueshëm për praktikimin e saktësisë dhe koordinimit. Ju mund ta ndryshoni dorën me të cilën hidhni diskun dhe kështu do t’i ushtroni të dyja hemisferat, nëse gjatë kësaj edhe ecni, atëherë do të harxhoni edhe më shumë kalori.

Badmintoni zhvillon koordinimin, lëvizshmërinë, pastaj mundëson edhe reagim të shpejtë dhe saktësi, i përfshin të gjitha muskujt, ndërsa për një orë mund të harxhohen rreth 400 kalori.

Yoga është aktivitet që rekomandohet të praktikohet sidomos në natyrë dhe në ambiente të jashtme. Është e mrekullueshme për fillimin e ditës ose si çlirim pas stërvitjes së lodhshme dhe për balancimin e hormoneve.

Djegia e kalorive për 60 minuta, duke pasur parasysh aktivitetin fizik dhe peshën trupore:

  • Badminton rekreativ, mesatarisht >>> 80 kg – 475 kalori
  • Çiklizëm për argëtim, si transport 22 km / h >>> kalori
  • Boks – sparing >>> 80 kg – 950 kalori
  • Boks, goditja e thesit >>> 80 kg – 634 kalori
  • Artet marciale (xhudo, karate …) >>> 80 kg – 1056 kalori
  • Ecja 3.5 km / h >>> 80 kg – kalori
  • Ecje 8 km / h >>> 80 kg – kalori
  • Lëvizje >>> 80 kg – 739 kalori
  • Basketboll >>> 80 kg – 845 kalori
  • Futboll >>> 80 kg – 845 kalori
  • Volejboll >>> 80 kg – 317 kalori
  • Ngjitja >>> 80 kg – 634 kalori
  • Noti >>> 80 kg – 634 kalori
  • Hendboll >>> 80 kg – 1267 kalori
  • Skijim >>> 80 kg – 634 kalori
  • Ping pong >>> 80 kg – 422 kalori
  • Yoga >>> 80 kg – 264 kalori
  • Tenis >>> 80 kg – 739 kalori
  • Vrapim 13.5 km / h >>> 80 kg – 1478 kalori
  • Vrapim 9.5 km / h >>> 80 kg – 422 kalori
  • Water polo >>> 80 kg – 1056 kalori
  • Hula Hoop 30 minuta >>> 80 kg – 500 kalori
  • Lëvizja me patina 60 minuta >>> 80 kg – 587 kalori
  • Kërcimi me litar 60 minuta >>> 80 kg – 840 kalori
  • Hedhja e diskut >>> 80 kg – 252 kalori