Hiqni kilogramët e tepërt me këtë lloj smoothie

Shalqiri është i pasur me vitamina A, C dhe B, është i pasur me beta-karoten, acid folik, aminoacide dhe antioksidantë.

Recetë ideale për të gjithë ata që duan të humbin peshë, pasi që pothuajse i gjithë shalqiri përbëhet nga uji, ndërsa limoni jeshil mundëson freskimin në ditët e nxehta të verës.

                                                Përbërësit e nevojshëm:

  • 2-3 feta shalqi i prerë në kube;
  • 1 dl lëng limoni jeshil, i shtrydhur;
  • 3-4 gjethe nenexhik;
  • akull (sipas dëshirës);
  • pak kripë (sipas dëshirës).

Koha e përgatitjes 

  • 5 minuta

Përgatitja 

  • Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përzijeni mirë.

A e dini?

Shalqiri është i pasur me vitamina A, C dhe B, është i pasur me beta-karoten, acid folik, aminoacide dhe antioksidantë. Përveç kësaj, ai përbëhet nga 92% ujë, ndërsa një fetë shalqi përmban më pak se 40 kalori!