Doc. dr. Aneta Kokaleska – Petrushevska: PRP – plazma e pasur me trombocite për trajtimin e lëkurës dhe flokëve

PRP është shkurtesa për plazmën e pasur me trombocite. Kjo plazmë ka aftësinë për të stimuluar proceset rigjeneruese në trup, ndërsa përdoret si në mjekësinë estetike, ashtu edhe në degë të tjera si stomatologji, traumatologji...

Arritjet në shkencën moderne na bëjnë të mundur zgjidhjen e shumë problemeve shëndetësore, por nuk duhet të harrojmë rezervat e trupit tonë. Ndonjëherë, me ndihmën e burimeve personale, është e mundur të rregullohen dhe përmirësohen disa gjendje. Plazma e pasur me trombocite (PRP) është terapi 100% natyrale, për trajtimin e një sërë problemesh të lëkurës dhe flokëve.

Shkruan: Doc. dr. Aneta Kokaleska – Petrushevska Spec. dermatolog

Që prej vitit 1905, kirurgu August Beyer e përshkroi përdorimin e gjakut personal për të ndihmuar shërimin e frakturave, por arsyet për këtë fenomen ishin të panjohura për të.

Çfarë është PRP?

PRP është shkurtesa për plazmën e pasur me trombocite. Kjo plazmë ka aftësinë për të stimuluar proceset rigjeneruese në trup, ndërsa përdoret si në mjekësinë estetike, ashtu edhe në degë të tjera si stomatologji, traumatologji, etj. Metoda bazohet në aftësinë e qelizave të trupit tonë për t’u riparuar vetvetiu. Ky është një trend progresiv në mjekësinë estetike dhe rigjeneruese, nga e cila u hapën mundësi të reja për riparimin e indeve natyrore. PRP – terapia është një lloj instrumenti magjik i cili shkakton mekanizëm për vetë-shërim.

Roli i plazmës gjatë PRP teknikës

Gjaku ynë përbëhet nga një pjesë e lëngshme – plazma dhe qelizat – qelizat e kuqe të gjakut, leukocitet dhe trombocitet. Rreth 60% e gjakut të njeriut i përket plazmës. Plazma përmban faktorë për rritje, vitamina, enzime, proteina dhe hormone, të cilat kanë efekt rigjenerues të fuqishëm, ndërsa lirohen pas aktivizimit të PRP-së nëpërmjet kontaktit të matricës ekstracelulare. Pasi të aktivizohen faktorët e rritjes, ato shkaktojnë kaskada të ndryshme për sinjalizim qelizor të cilat përshpejtojnë formimin e enëve të reja të gjakut, shtimin e qelizave, diferencimin e qelizave staminale dhe rigjenerimin e indeve të biomatiksit të ri. Faktorët e rritjes kanë aftësi unike për të rritur numrin e qelizave aktive të reja të lëkurës, stimulojnë proceset e rigjenerimit të saj, ndikojnë pothuajse të gjithë mekanizmat e përtëritjes. Në veçanti, kjo manifestohet në aftësinë e tyre për të aktivizuar funksionet e fibroblasteve: qelizat e indit lidhës që prodhojnë kolagjen, elastin, acidin hialuronik. Fibrat elastike dhe ato të kolagjenit janë elementet kryesore strukturore të indit lidhës, përgjegjëse për elasticitetin e lëkurës sonë.

Roli i trombociteve gjatë PRP teknikës

Trombocitet, megjithëse janë qelizat më të vogla të gjakut, përmbajnë granula me sasi të madhe të proteinave, enzimeve dhe substancave biologjikisht aktive. Nëse trombocitet aktivizohen (për shembull, nëse ena është e dëmtuar), përmbajtja e granulave do të hyjë në mjedisin ku lëshohent proteinat specifike, të ashtuquajturit faktorët e rritjes, të cilat janë molekula polipeptide biologjikisht aktive. Ato janë sinjale biokimike që perceptohen përmes receptorëve të vendosura në sipërfaqet e qelizave. Substancat aktive me ndihmën e receptorëve të aktivizuar nxisin rigjenerimin, rritjen dhe ndarjen e qelizave. Plazma e pasur me trombocite (PRP) është plazmë e gjakut me numër të madh të trombociteve. Trombocitet luajnë rol kyç në shërimin dhe rigjenerimin e indeve të dëmtuara të trupit dhe në bazë të këtij fakti është zhvilluar terapia multifunksionale mjekësore e PRP teknikës, e cila përdoret në shumë degë të mjekësisë, më së shumti në dermatologji. Normalisht, përqendrimi i trombociteve në gjaku mesatarisht është 200 000 μl. Është vërtetuar shkencërisht se efektet stimuluese të plazmës së pasur me trombocite manifestohen kur përqendrimi i trombociteve në të është 1 000 000 / μl. Gjatë përqendrimit më të ulët, efekti stimulues nuk shfaqet, por në të njëjtën kohë nuk është treguar se rritja e trombociteve mbi 1 000 000 / μl çon në përshpejtimin e mëtejshëm të rigjenerimit.



Teknikat e përgatitjes së PRP-së 

Nga pacienti merret 20-100 ml gjak periferik. Me ndihmën e centrifugimit dy-fazëshe, eritrocitet si elementet më të rënda të elementit dhe leukocitet (trombocitet mbesin në supernatant) dhe largohen nga i gjithë gjaku, por pastaj në centrifugimin e dytë trombocitet përqendrohen. Për të rritur përdorshmërinë, mund të shtohen aktivatorët trombogjenik (trombin + klorur kalciumi) në fraksionin e izoluar. I gjithë procesi zgjat 20-30 minuta dhe mundëson që të fitohet përqëmdrim trombocitesh prej 3-5 herë më shumë se gjaku periferik.



REZULTATET E PROCEDURAVE TË PLAZMOLIFTING NË LËKURË

Kur plazma injektohet në lëkurë, ajo i aktivizon të gjitha proceset e rigjenerimit të lëkurës në nivel qelizor, kthehet elasticiteti i lëkurës, rrudhat zbuten, imuniteti i lëkurës normalizohet dhe funksionimi i gjëndrave dhjamore bën vetë-përtëritjen, gjë që është metodë e patëmetë e përtërirjes.

Rezultatet e përdorimit të PRP

  • Redukton dhe ngadalëson shenjat e plakjes së lëkurës;
  • Eliminimi i rrudhave;
  • Rritja e elasticitetit të lëkurës;
  • Përmirësimi i tonusit dhe turgorit të lëkurës dhe fitimi i një teni të shëndetshëm dhe të butë;
  • Manifestimi i reduktuar i puçrrave;
  • Reduktimi i reaksioneve alergjike dhe irritimi i lëkurës;
  • Përmirëson gjendjen e flokëve dhe skalpin.

Kundërindikacionet

PRP nuk aplikohet në gjendje të caktuara, siç është shtatzania, laktacioni, HIV, hepatiti, sëmundjet onkologjike, patologjitë e gjakut, sëmundjet akute inflamatore, infeksionet, trombocitopeni, hemoglobina e ulët, diabeti.

A lejohet kombinimi i teknikave së bashku me teknikën e PRP-së?

Lejohet, madje edhe rekomandohet kombinimi me teknologji dhe teknika të tjera së bashku me PRP-në, teknika stimuluese me lazer për fytyrën siç është Clearlift. Terapia PRP gjithashtu siguron rezultate të mira në kombinim me mikrodermabrazionin ose derma roller në trajtimin e shenjave si pasojë e puçrrave. Rezultati i procedurës PRP është përtëritja natyrale e lëkurës.

REZULTATET E PLAZMA TERAPISË PËR FLOKËT

Terapia PRP përdoret në mënyrë aktive në trikologji, si një mënyrë efektive për të luftuar rënien e flokëve dhe alopecinë. Pas disa procedurave ndalohet rënia e flokëve, struktura e tyre kthehet, funksionimi i gjëndrave dhjamor normalizohet, fillon rritja e shëndetshme e flokëve.

Futja e plazmës së pasur me trombocite në zonat e rralla të flokëve ose rënies së flokëve, stimulon “rivendosjen” e ciklit të rritjes së flokëve të folikulave të flokëve. Studimet klinike kanë treguar se plazma e pasur me trombocitet ka aftësinë t’i “zgjoj” qelizat staminale të fjetura të folikulave të flokëve.

Si rezultat i procedurave të PRP-së në trajtimin e alopecisë, rënia e flokëve ndërpritet, folikulat e flokëve shkojnë në fazën e rimëkëmbjes, ndërsa rritja e tyre dhe struktura rinovohet. Funksioni i djersës dhe gjëndrave dhjamore të skaplit normalizohet, flokët bëhen më të trashë dhe me shkëlqim.

PRP është 100% biokompitabile, e sigurt dhe nuk përmban rrezik për infeksion të pacientit, pasiqë nxirret nga plazma e vet pacientit.